osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si lindën mediat skuthe në Shqipëri? Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!

Si lindën mediat skuthe në Shqipëri? Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!

Të lexosh këto media është si të hash një ëmbëlsirë ku pastiçieri ka hedhur gabimisht një lugë kripë. Apo të hash një biftek ku gabimisht është hedhur përsipër një lugë sheqer. Rezultati është një produkt i pështirë. Dhe këto janë mediat e vetme në Shqipëri, të cilat të bëjnë për të vjellë.

Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!

Normalisht ekzistojnë tri modele mediash. Një media totalisht e pavarur që godet këdo që i qëllon rreth e rrotull, pa asnjë kufi dhe pa konsideruar asnjëherë efektet e artikujve të saj. Ndonjëherë këto media i bëjnë shumë mirë shoqërisë, ndonjëherë prodhojnë shumë dëme dhe për këtë arsye ndoshta janë një gjë e rrallë në mbarë botën.

Pastaj vijnë mediat mesatarisht të pavarura, do të thotë që informojnë në mënyrë objektive duke shpërndarë kritika dhe lavdërime drejt palëve të ndryshme politike në bazë të meritave dhe të fajeve, apo në bazë të linjës editoriale. Të mbështesës një palë politike në mënyrë transparente, nuk do të thotë të jesh një media e varur. Çka anglezët quajnë “endorsment” në favor të një politikani, është një praktikë e përhapur edhe mes mediave më prestigjoze (dhe të pavarura) amerikane dhe britanike. Të mbështesësh dikë nuk është kufizim i pavarësisë, e rëndësishmë është që të mos manipulohet asnjëherë e vërteta.

Ekzistojnë dhe mediat partiake, që mbështesin hapur një palë dhe sulmojnë po hapur kundërshtarët: Kush ndan të njëjtat mendime dhe ide (ose partinë e tyre) i lavdëron, të tjerët i kritikon. Gjithçka e qartë.

Por në Shqipëri ekziston edhe një kategori e katërt e përbërë nga media skuthe, me raste tepër të rralla në Europë: Ajo e një media e një partie (pra e rreshtuar haptazi me një forcë politike), por që i bën propagandë dhe individëve të veçantë të kundërshtarëve politikë. Si të thuash që një media e financuar nga opozita zgjedh që t’i bëjë furçe edhe një ministri apo zëvendëskryeministri dhe këtë gjë e bën me të njëjtin pasion që mbron liderin e opozitës, duke krijuar një kakofoni të padurueshme që në fakt redukton ndjeshëm audiencën e saj. Një zgjidhje që nuk bazohet në ideologji, por vetëm në leverdinë sepse paguhet për ta bërë këtë.

Ky model është akoma më keq se mediat militante dhe gazetarët mercenarë; janë mediat gjobëvënëse! Të lexosh këto media është si të hash një ëmbëlsirë ku pastiçieri ka hedhur gabimisht një lugë kripë. Apo të hash një biftek ku gabimisht është hedhur përsipër një lugë sheqer. Rezultati është një produkt i pështirë. Dhe këto janë mediat e vetme në Shqipëri, të cilat të bëjnë për të vjellë. /Shqiptarja.com