Meta sulmon si Don Kishoti kryeministrin Rama. Këtij të fundit i përmendi tokat e trashëguara në Gjipe, duke i thënë se nuk do t’i gëzojë, jo ato te vjedhurat që nga Gjiri i Lalëzit e deri te guroret e Tomorrit që i ka gllaberuar ky piranja i maleve të Skraparit që trashëgimi pasurore ka vetëm një kasollle lopësh .
Madje flet përçartë dhe akuzon Ramën se ka shitur dhe detin me Lul Bashën duke e harruar se shitësit i Shqipërisë ishte banda e Sali Berishës në bashkëpunim me bandat e LSI.
I degraduar mendrisht dhe i frikësuar Like gjëma i drejtohet Ramës:
‘Ti Ramoviç fëlliqësirë e kombit shqiptar. Ti që bëre dopjo lojë me atë tjetrin me detin. Ti që i ngul çdo ditë thika pas shpine Kosovës ta dish mirë që ato laraskat e ish LSI nuk të shpëtojnë dot ty.
Edhe shumë shpejt do përgjigjesh ti dhe gjithë enturazhi yt për shërbimet armiqësore ndaj këtij kombi.
Në Shqipëri është garë e madhe për tu shitur si parti atlantike, ne jemi parti patriotike. Ne luftojmë për parimet vlerat, moralin e gjyshërve tanë. Që për një fjalë luftonin në Vlorë.
Që nuk kishin pension dhe për një fjalë luftonin për Shqipërinë. Ne nuk kemi parimet tuaja. Dhe ato tokat që more në Gjipe dhe në gjithë Shqipërinë nuk do ti gëzosh. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve, ta dish mirë ti. Kaq flasim për sot e mbyll kryehajduti i vendit duke menduar se po flet me alienët e PL se shqiptqeët ia kanë prerë biletën. /Ekskluzive.al