Zyra e shtypit e Ambasadës amerikane ka reaguar për Euronews Albania lidhur me rastin e publikuar në televizion një ditë më parë, denoncimin e shtetases amerikane, Tracy Shannon Lyn, që akuzonte ish-bashkëshortin se i ka rrëmbyer vajzën.
“I kemi pare raportimet e medias dhe jemi në dijeni të rastit. Megjithatë, për shkak te konsideratave që lidhen me privatësinë, nuk kemi komente të mëtejshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi denoncoi një ditë parë në një intervistë për Euronews Albania se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.
Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck është ish-burri i saj. Ajo u shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare dhe ndodhet në Shqipëri, ku është paraqitur në ambasadën amerikane për të kërkuar një pasaportë për vajzën e tyre të mitur.