osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Majlinda Bregu: Basha hipokrit! Sot m’u bë më e vështirë se kurrë të njihja partinë e qeverisë ku shërbeva

Majlinda Bregu: Basha hipokrit! Sot m’u bë më e vështirë se kurrë të njihja partinë e qeverisë ku shërbeva

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majlinda Bregu sjell në vëmendje rastin e para tre viteve në Parlamentin Evropian, ku ajo debatoi me kolegun demokrat Aldo Bumçi.

“Sot m’u bë më e vështirë se kurrë të njihja partinë e qeverisë ku shërbeva” – shkruan Bregu ndër të tjera, referuar fjalës së Lulzim Bashës në Kuvend.

Nga Majlinda Bregu

Shumekush e mban mend nje debat miqesor timin me Aldo Bumcin para 3 vitesh ne Parlament Europian teksa diskutohej per celjen e negociatave e anetaresimit te Shqiperise ne BE!

Shkaku i gjithe situates ishte qendrimi hipokrit i Lulzim Bashes. Nuk e ndante dot mendjen nese te votoje pro tekstit te PE ku perkrahej celja e negociatave, i jepte pike qeverise apo i hiqte pike opozites.

E njejta situate vazhdoi edhe keto vite. Pro apo kunder celjes se negociatave nuk mund te jete gjendja e ndermjetme mes gjumit dhe zgjimit te opozites se nga kjo dileme per tu percmuar, humbasin vetem shqiptaret.

Defaktorizimi i te vetmes garanci qe kane sot Shqiptaret, por edhe rajoni, – mosndaljen e perspektives te europianizimit te tyre,- eshte qasja me e rende per nje force politike, ne pushtet apo opozite qofte.

Nuk dua te merrem e t ‘i rikthehem qendrimeve te mia e konfliktit me Lulzim Bashen ndaj celjes se negociatave. Por,duke e pare dhe degjuar sot, m’u be me e veshtire se asnjehere te njihja partine ne qeverine e se ciles sherbeva shume vite me detyren e Ministrit te Integrimit Europian!

Me dukej si nje foles i ardhur nga rruga ne foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se ne rruget e nje Shqiperie te 1000 halleve, zor se e gjen nje person qe te permbledhe tek vetja, kaq shume fodullek dhe kaq shume budallallek ne te njejten kohe!

Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!

Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash.

Nuk eshte normale per nje vend ku njerezit presin te shohin vizionin e te ardhmes tek opozita, qe kryetari i PD-se qe mbart historine dhe vizionin e asaj partie, qe edhe ne diten me te keqe s’ka qene asnje sekonde qesharake, si sot, te mos dije te ngrihet ne lartesine e shpreses se shqiptareve.

Edhe per mua qe nuk e kam vleresuar dot kurre Lulzim Bashen si te denje per te drejtuar PD,-ne, “allishverishi”i pandalur “tjeter ben e tjeter thua”, shto dhe shfaqjen e sotme ne parlament, eshte tallje e rendomte me te gjithe shqiptaret, qe edhe pse kombi nder me te vjetrit ne Ballkan ende i duhet te luftoje per te gjetur te ardhmen europiane kunder politikave anakronike e antihistorike qe thurin endrra me sulltanate.

Mbase e pashmangshme kjo qasje per nje personazh te shtatit te Lulzim Bashes, por jo per ata shqiptare qe i kane ende per zemer fatet e Shqiperise se vogel ne kete bote te trallisur.

Zoti e ruajt Partine Demokratike nga ambientim me idene se bufonada parlamentare e perjavshme e Lulzim Bashes, eshte opozitarizem i vertete!