Ervin Salianji ka reaguar nga pushimet me Grida Dumën, në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji thotë se policia nuk ka interes që të zbardhe ngjarjen, ndërsa e krahason atë më rastin e Klodian Rashës.
Sipas Salianjit, kjo ngjarje është kronikë e përsëritur ‘që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme’.
Deputet demokrat thotë se përgjegjësi politik është ministri i Brendshëm, i cili nuk ka reaguar ende.
“Mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standard qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës”, shkruan Salianji.