Sulmuesi i Kombëtares dhe i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha ka vazhduar shkëlqimin në Kroaci me fanellën e Bluve. Ylli shqiptar ka shënuar në derbin e javës përballë Osijekut. Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Hoxha barazoi rezultatin në 1-1.
Sulmuesi i krahut i Kombëtares, pasi golit të shënuar në ndeshjen e javës së parë ndaj Istras, bëri të njëjtën gjë edhe dje në javën e dytë në transfertën përballë Osijek.
Ndërkohë, Mirlind Daku u shfaq sërish protagonist në Rusi me Rubin Kazan, me këta të fundit që luajtën në transfertë kundër Rostov, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të kampionatit rus e cila përfundoi në barazim 1-1.
Performanca e shkëlqyer dhe goli i rradhës e kanë nxjerrë bomberin kuqezi si më të mirin e ndeshjes pas votave të tifozëve. Daku vijon javë pas jave performancat e sakta duke u konfirmuar si ndër lojtarët shqiptarë më në formë të momentit.
Video:
https://twitter.com/i/status/1822716147701026978