osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SHBA fiton Lojërat Olimpike 2024, ia mori Kinës kreun në ndeshjen e fundit

SHBA fiton Lojërat Olimpike 2024, ia mori Kinës kreun në ndeshjen e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm një superfuqi globale në ekonomi dhe forca të armatosura, por edhe në sport. Ashtu si pritej, sportistët e SHBA-së janë më të suksesshmit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Amerikanët vetëm në fund, në ndeshjen përfundimtare, dolën në krye të listës së vendeve me më së shumti medalje.

Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finale ndaj francezeve, SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta. Pra amerikanët gjithsej i kanë 126 medalje. Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta. Kina përfundon e dyta prej vendeve më të suksesshme.

I ka 91 medalje gjithsej. Por lista finale formohet në bazë të medaljeve të arta. Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 gjithsej. Australia i ka 18 të arta e 53 medalje gjithsej. Nikoqirja, Franca, renditet e pesta me 16 të arta dhe 64 medalje gjithsej. Pasojnë Holanda, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Italia e Gjermania. Kosova është e 73-ta me një të argjendtë e një të bronzët.

Shqipëria ndan pozitën e 80-të me dy të bronzta. 91 vende kanë fituar medalje në Lojërat e Parisit. Pra më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë mbetur pa medalje. Ndërkohë, disiplina që simbolizon lojërat olimpike, maratona e famshme, pati emocionet e veta edhe tek femrat. Kështu, Sifan Hasan “u shty” me bërryla me Tigst Asefa, 150 metra larg finishit në maratonën olimpike, të dielën në Paris. Më pas e kaloi Asefan për ta fituar medaljen e tretë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Hasan, që është e lindur në Etiopi dhe garon për Holandën, arriti rekord olimpik me 2 orë, 22 minuta e 55 sekonda. Maratona është prej garave kryesore në programin olimpik. Është vrapim në 42 kilometra e 195 metra. Asefa e Etiopisë fitoi medaljen e argjendtë, duke mbetur tre sekonda prapa. Hellen Obiri e Kenisë e fitoi medaljen e bronztë.

Ekipi i Etiopisë paraqiti protestë dhe kërkoi diskualifikim të Hasanit për pengim. Por ankesa u refuzua. Dukej sikur Asefa po e bllokonte Sifan Hasanin, që u pengua dy herë përpara se atletet të shkëmbenin bërrylat.

Sifan Hasan ngriti duart lart dhe bërtiti ndërsa kalonte vijën. Më pas e mbështjellë me flamur holandez nisi festën. Për 31-vjeçaren ishte medalja e tretë në garat e vrapimit në Paris. Ishte e bronztë në vrapim 5000 metra dhe po ashtu në vrapimin 10 mijë metra, të mbajtur vetëm dy ditë më parë.

Pra për pak ditë i ka vrapuar plot 62 kilometra dhe në një konkurrencë të jashtëzakonshme. Hasan tani i ka gjashtë medalje olimpike./Adriatik BALLA