Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla ka vlerësuar kombëtaren shqiptare të volejbollit për vajza pas marrjes së Medaljes së Bronztë në Ligën e Europës.
Në një status në Facebook, ministrja shkruan se ato i rikthyen dinjitetin një sporti tradite që prej kohësh nuk po merrte rezultatet që meritonte.
Statusi i plotë
“Na bënë të ndihemi krenarë, ndaj meritojnë të vlerësohen vajzat e kombëtares së volejbollit.
I rikthyen dinjitetin një sporti tradite që prej kohësh nuk po merrte rezultatet që meritonte.
Nga sot simboli i këtij sporti do të qëndrojë në zyrën time për të kujtuar suksesin e arritur dhe shpresuar për rezultate edhe më të mira.
Urime kampionëve.