Izet Haxhia, i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit eshte paraqitur serish sot ne gjyq, ne Gjykatën e Tiranës, e cila pritet te rivendose në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur prej tij, ate te rihapjes se dojes “Hajdari”.
Ndryshe nga hera e pare, kete radhe Haxhia eshte prezantuar vetem me nje kemishe te bardhe dhe pa xhakete.
Ka hyre ne gjyq, ka pershendetur me dore nga salla dhe me pas ka shkembyer disa fjale me avokatin e tij. Me pas eshte pozicionuar ne vendin e tij.
Trupa gjykuese qe perbehet nga gjyqtari Besnik Hoxha tha se gjykata eshte njohur me dosjen dhe kerkesat e paleve.
Ne seance foli edhe vete Haxhia, i cili akuzoi serish ish-kryeministrin Berisha se ka paguar 1 mln euro per eliminimin e tij. “Nese behet rigjykim do ta provoj kete”- tha Haxhia ne gjyq.
Trupa gjykuese terhiqet per vendim, i cili pritet te shpallet ne oren 15:00.