osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një fjalë ose një fjali dhe planeti lëkundet

Një fjalë ose një fjali dhe planeti lëkundet

Së pari: a i kujtohet ndokujt një fjalë a fjali e Vlladimir Putinit e cila ka entuziazmuar masat? Jo! Jo! Jo!

Këtu, besoj unë, qëndron dallimi mes demokracisë amerikane dhe poshtërsisë së sundimtarit rus. Ose atij kinez.

Tim Walz, i përzgjedhuri i Kamala Harris për postin e nënpresidentit amerikan, në paraqitjen e parë para përkrahësve demokratë në Philadelphia e tha një fjali që elektrizoi masën: “Thank you for bringing back the joy”. Në shqip: faleminderit që na e ktheve gëzimin! Por ku u kthye ky gëzim? Në Partinë Demokratike, gjithsesi.

Në fushatën elektorale – po se po. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Sigurisht në një pjesë të madhe të saj. Qe besa edhe në botë. Në botën normale, gjithsesi. Jo në botën e budallanjëve që analizat për politikën në Amerikë i ujdisin në bazë të kalkulimeve lokale (dhe personale).

Walz, guverantor i Minnesotas, shtetit amerikan me 10’000 liqene, para disa ditësh i quajti republikanët e Donald Trumpit “të çuditshëm” (“weird”). Në lexim të parë nuk është përshkrim cilësues. Por vetëm në lexim të parë… Mesazhi subtil është ky: ne (demokratët) jemi normalë, ata – “të çuditshëm”. Rrallëherë një mesazh politik ka arritur një efekt aq gjithëpërfshirës.

Ndoshta mund të krahasohet me “Yes We Can”, me të cilin Barack Obama fitoi zgjedhjet më 2008. (Dhe hyri në histori si president mesatar. Ose: nënmesatar, varësisht nga këndvështrimi). Ka shembuj të tjerë (më interesantë): më 12 qershor 1987 presidenti amerikan Ronald Reagan para mijëra njerëzve në Berlin tha: “Mr. Gorbachev, tear down this wall!”, domethënë: zoti Gorbaçov, rrëzojeni këtë mur. Murin e Berlinit.

Dy vite më vonë Mihail Gorbaçov vizitoi Berlinin dhe tha: “Kush vonohet, atë e dënon jeta”. Ka dyshime nëse këtë fjali vërtet e ka thënë Gorbaçovi, por edhe nëse është fjali e shpikur, ajo i përgjigjet tamam politikës së tij: Gorbaçovi ia bëri të qartë komunistëve gjermanë se epoka e tyre po merrte fund.

Kësisoj u bë realitet fjalia e presidentit John F. Kennedy e thënë më 26 qershor 1963 në Berlin: “Ich bin ein Berliner”. A duhet përkthyer këtë fjali? Jo! Asnjë gjuhë nuk e rrok fuqinë e kësaj fjalie. Madje as anglishtja e John F. Kennedyit.

Brohoritja e Donald Trumpit “Fight”, luftoni, e thënë pak minuta pas atentatit kundër tij, tingëllon si klithmë e largët. Tani sllogani është ky: “Thank you for bringing back the joy”.

Nuk dihet sa zgjat kjo eufori. Por nëse zgjat, atëherë mes 5 dhe 6 nëntorit bota do të zgjohet me një presidente të re amerikane. Dhe me një zëvendëspresident babaxhan. Fjalori i ëmbël i gjuhës shqipe kështu e shpjegon fjalën babaxhan: shpirtmirë, i patëkeq, i çiltër e i dashur; i shtruar dhe i thjeshtë. Të tjerat i thotë: fotografia!

“Thank you for bringing back the joy”. (Enver Robelli)