osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amerika në rënie, si Perandoria Romake?

Amerika në rënie, si Perandoria Romake?

Nga Federico Rampini

Një kandidat, tashmë i dënuar në gjykatë, rrezikoi të vritej, në një episod të shënuar nga rënia e efikasitetit të Shërbimit Sekret. Kandidati tjetër hodhi peshqirin pas një presioni të gjatë për shkak të paaftësisë së dyshuar. Një parti duhet të ribëjë fushatën e saj elektorale tre muaj përpara vijës së finishit. Kandidatja e re del nga një periudhë e gjatë në hije, e rrethuar nga ana tjetër nga dyshimet për kompetencën e saj. Nivelet e popullaritetit të të gjithëve janë më të ulëtit e të gjitha kohërave. Vlerësimi për qeverinë dhe parlamentin është i dobët. Kush do të marrë përgjegjësinë e kombit më të fuqishëm në tokë, ndërsa dy luftëra me përmasa globale janë në prag?

GJYKIMET E GABUARA

Fushata elektorale e vitit 2024 shfaq të gjitha defektet e Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga e keqja që godet demokracinë më të vjetër liberale: gërryerja e besimit te institucionet dhe mungesa e një fryme të unitetit kombëtar. Si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, mbizotëron mendimi se “Amerika është në rrugën e gabuar”. Megjithatë, është republika federaliste më e vjetër në histori, një sistem presidencial shpesh i keqkuptuar, me ekuilibra dhe kundërpesha që në të kaluarën e kanë shpëtuar këtë demokraci nga rreziqet e tmerrshme.

Përfshirë momentet pas 6 janarit 2021: sulmi traumatik në Capitol Hill pati një “fund të lumtur” që u nënvlerësua në domethënien e tij.

Sociologu Robert Putnam na propozon një lojë surprizë. Fillon me një pamje të tmerrshme të të gjitha patologjive amerikane: pabarazitë, polarizimi politik, racizmi, tensionet mbi emigracionin, korrozioni i demokracisë. Kur lexuesit binden se janë përballë një përshkrimi të Amerikës sot, vjen befasia: ai tekst është një sintezë e analizave të përhapura nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në fillim të shekullit të njëzetë. Domethënë, një epokë që u pasua nga përparimi më i madh amerikan në të gjitha fushat: nga ekonomia te drejtësia sociale, nga të drejtat e njeriut te arsimi, deri te ndërtimi i lidershipit planetar. Një ushtrim i ngjashëm mund të bëhet duke rishikuar vitet 1960. Në kujtimet tona ato shoqërohen me lëvizje të mëdha progresive: të drejtat civile të zezakëve, pacifizmin, feminizmin, çlirimin e homoseksualëve, ambientalizmin, luftërat studentore, “fëmijët e luleve”, një shpërthim i krijimtarisë artistike.

Në realitet, vitet gjashtëdhjetë u shënuan nga dhuna, politike e jo vetëm; nga një luftë e humbur; nga besimi i një rënieje të Amerikës, të cilën shumë amerikanë e konsideruan të merituar. Përsëri, pas asaj periudhe të trazuar, Amerika e befasoi botën me një rilindje dhe një zinxhir të gjatë suksesesh: vitet 1980 ishin plot me triumfe ekonomike, teknologjike dhe kulturore. Deri në fitoren e Luftës së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik.

Historia nuk është e destinuar të përsëritet. Megjithatë, këta precedentë duhet të na këshillojnë të jemi të kujdesshëm përpara se të nxjerrim gjykime përfundimtare për rënien e Amerikës dhe dekompozimin e demokracisë së saj.

Çfarë na thotë imigrimi, për shembull, mbi arsyet e thella të hegjemonisë amerikane? Që Amerika e parë nga Jugu global është shumë më mirë sesa mendojnë kritikët e saj. Është një tokë jo vetëm e mirëqenies materiale, por edhe e lirisë dhe e të drejtave (përfshirë të drejtën për ta akuzuar për çdo të keqe). Aspirantët e shumtë të ëndrrës amerikane ende gjejnë mundësi më të mira atje, falë një besimi në biznes dhe tek tregu, i cili në vendet e tyre të origjinës është i shtypur nga burokracitë apo despotizmat. Pavarësisht nga shenjat e besueshme se ky shekull njëzet e një është i destinuar të bëhet “shekulli aziatik”, nga Kina dhe India njerëzit vazhdojnë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara dhe jo anasjelltas.

Shenjat e “kalbjes” amerikane janë reale, konkrete, shqetësuese: në plan të parë shëndeti dhe jetëgjatësia; përkeqësimi i arsimit. Megjithatë, disa janë të lidhura pikërisht me emigracionin, i cili ul në mënyrë sistematike mesataren e banorëve. Ato kompensohen nga po aq shenja vitaliteti: inovacion i pandalur; dinamizmi ekonomik; aftësia për të kooptuar elitat e vendeve të tjera, duke përfshirë “armiqtë”. Simptoma më shqetësuese është rënia e vetëvlerësimit, në nivelin më të lartë tek brezat e rinj. Por diçka e ngjashme ndodhi edhe në fillim të shekullit të njëzetë, gjatë Depresionit të Madh; dhe përsëri në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë.

Ashpërsia me të cilën populli amerikan dhe pjesa tjetër e botës e gjykojnë Amerikën në mënyrë të përditshme lind gjithashtu nga një tërheqje e fshehtë: ne do të donim që ajo të ishte një model i patëmetë, një vitrinë e vlerave tona, gjithmonë në përputhje me idealet që shpall, prandaj është e destinuar të na zhgënjejë.

Në këtë fushatë elektorale të 2024-ës është pothuajse e pamundur të gjesh një pikë uniteti “vlerash” midis të djathtës dhe të majtës, përveç një konvergjence pragmatike për mbrojtjen kundër Kinës dhe nevojës për të riindustrializuar vendin. Por ekziston një parim që i bashkon vërtet republikanët dhe demokratët: besimi se roli i Amerikës në botë varet nga forca e saj e brendshme, nga aftësia e saj për t’u kujdesur për veten. Teksa Amerika po lindte si komb, historiani anglez Eduard Gibbon në 1776 e përshkroi rënien e Perandorisë Romake si një alegori. Londra e tij e perceptonte veten, ashtu si Roma, si qendra e një qytetërimi mbikombëtar, globalist dhe të ndritur, bartëse e një universi vlerash dhe me misionin e eksportimit të tyre.

Pas kësaj, çdo fuqi, edhe nëse është post-moderne si Amerika e cila ka hequr dorë nga zotërimi i kolonive, në një pikë të caktuar në shëmbëlltyrën e saj historike fillon të frikësohet se do të përfundojë si Roma. Migrimet-pushtimet, rënia e shpirtit qytetar dhe vullnetit për të luftuar, ndikimi i një feje “pacifiste”, korrupsioni i elitës, kriza fiskale dhe buxhetore, janë disa nga përbërësit që dalin nga faqet e Gibbon dhe kujtohen në lidhje me Amerikën sot.

Është e mundur, ndoshta e besueshme, që pesha e Amerikës në botë është e destinuar të bjerë në mënyrë të pashmangshme. Në fund të fundit, është e jashtëzakonshme: ky komb prej 350 milionë banorësh ushtron një ndikim joproporcional në shumë fusha në një planet prej 8 miliardë banorësh.

Amerikanët janë vetëm 3.5% e banorëve të planetit. As në kohën e Perandorisë Romake nuk kishte një çekuilibër kaq të dukshëm, një ndikim të kaq pak njerëzve, mbi kaq shumë të tjetë.

Përballë këtij fakti – që ka zgjatur prej një shekulli – njeriu mund të admirojë ose të acarohet, të habitet ose të indinjohet: asnjëherë nuk mund të jetë indiferent.