osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hapja e Urës së Ibrit…me gojë!

Hapja e Urës  së Ibrit…me gojë!

Nga Kimete Berisha

– Sa herë që Kurti e çel Urën me gojë, Urës së Ibrit i shtohen drynat.

– Merr turr ta çel urën me gojë, sepse e di se nuk e lejon KFOR-i.

– Si ai mangupi që merr turr ta rrah dikënd, kur qëllon ne kallaballëk, se e di që nuk e lejojnë:

O Lëshomni bre…

– Pasi që kategorikisht ka vendosur ta hap Urën, i ka ftuar serbët për nesër që t’i pyes ‘a ta hap urën’ dhe t’i bind ata, pasi që e di se nuk i bind.

– Këto taktika nuk janë edhe aq palidhje, por Albin Kurti nuk e lodh kokën më shumë sepse gjithmonë i drejtohet diasporës, të cilët i konsideron ‘analfabetë funksionalë’.

– Që ju merr për analfabetë, njëmend bëheni të atillë nëse nuk i besoni as faktit, e keni me zë e me figurë kur kryeministri ju quan ‘ashtu’.

– Mendjelehtë është vet nëse mendon se i përdorë diasporën si ushtri kundër KFOR-it, dhe nëse përnjëmend kujton se ende mërzitet dikush për Urën e Ibrit.

– Ura e Ibrit u bë temë e nxehtë shkaku i pushimeve verore të mërgimtarëve.

– Ata vijnë për t’u argëtuar, për t’u çmallur, Kosova është si ‘pushimore mallëngjimi’ për ta, e jo për ta dhënë jetën për ty.

– Merre me mend, një shqiptar që jeton në Gjermani, ta lë punën, familjen, e të shkojë të kacafytet me ushtarët e KFOR-it dhe me serbë në Veri!

– Për çka?

– Shqiptari në Gjermani e ka dëgjuar ambasasorin gjerman në Kosovë që kërkon që Ura të hapet me dialog.

– Dhe e ka dëgjuar Dimalin që në emër të Albin Kurtit thërret shqiptarët të çohen kundër Amerikës, KFOR-it, Evropës….!

– Se çfarë frymëzimi mund të ketë një shqiptar që të shkojë të flijohet në Urë!

– Për kë?

– Të më thotë mua dikush, çu bukuroshe, shkojmë e çlirojmë një lagje të Prizrenit që s’di as ku ndodhet, që s’më lidh asgjë me të e s’e di as pse ekziston!

– Do të kalojnë dekadat e s’do të ketë bir nëne që do të mund t’i frymëzojë shqiptarët të vdesin për hekura, për rrugë të mbyllura, për drynjë të ndryshkur e për pallavrat e politikanëve.

– Duhet të harrohet lufta e fundit më parë, duhet të shohin një trohë drejtësi për viktimat, së paku për fëmijët e vrarë, duhet ta kuptojnë shqiptarët se pse ndodhi që Albin Kurti e bindi ‘Listën Serbe’ të Vuçiqit që të votoj bashkë me Vetëvendosjen kundër pagës minimale për veteranët e UÇK-së…

– Tek pastaj, do të mund të imagjinohej një luftë e re për një çlirimin të ri!

– Se, shqiptarët pyesin, pse Albin Kurti e ka rrethuar veten me këshilltarë që janë pasardhës të kriminelëve: Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Pula, Hamami, Satëmi…

– Çfarë i duhen ata?

– Djem të pashëm, gra moderne, të veshur me shije dhe veturat e tyre sidomos….Mërgimtarët.

Boll kanë hequr, atyre tash argëtimi, lumturia, dashuria, shopingu…

Hapja e ndonjë salloni të bukurisë e jo hapja e Urës së Ibrit me thonjë!

– E keni parë se si Albulena Haxhiu vazhdimisht i mban duart me kujdes sikur po ju fryen thonjëve me hukamë derisa t’i teret llaku.

Shumë është e gëzuar që i ka bërë thonjtë e gjatë.

– Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë ditë përvojë pune janë bërë ministra…. të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe dashni, prandaj grabisin çfarë u del përpara.

Derisa të ngihen.

– Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore!

Pse e lejove Rozeta Hajdarin të vjedh miell dhe pse po lejon që hajnat, kriminelët dhe spiunët e t’u që i këqyrin femrat nën fustan, të shpërblehen me pozita!

– Një ish analist i CIA tha se kryeministrin Kurti e kanë izoluar krejt bota!

– Por nuk tregoi se pse askujt nuk i pëlqen të flas me të!

– Cinik si ky është edhe Edi Rama, por Edi Rama refuzon inferioritetin e rezervuar nga perëndimi për shqiptarët (pa ndjerë nevojë t’i trajtojë të tjerët ultë), ndërsa Albin Kurti për t’u dukur joinferior, sillet superior, i irriton njerëzit.

– Kryeministri shqiptar e do aq shumë vendin e tij sa që u bë si ‘autobus’….

…Edi Raisen, gjjthë ditën promovon plazhe e hotele, aq sa m’u hidh sot ta pyes për dhoma të lira në Shëngjin!

– Xhelal maca, si Çak Norrisi kërcen nga kulmi në kulm në Mitrovicë, sot kish hyrë nën Urë (nuk e ka ditur që s’është mirë të hysh nën urë).

– Xhelali i ka mbyllur postat e Serbisë në Veri, ndërsa të njëjtat posta të Serbisë, në Graçanicë nuk i prishin punë.

– Qe sa e sa herë Ramush Haradinaj ka thënë se ‘Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia’!

Askush nuk gërzhitet!

– A nuk i besojnë gjindja apo nuk mërzitet më kush se a është a s’është i rekrutuar, derisa ndjehemi njësoj si të na udhëhiqte armiku:

– Pa barazi, pa drejtësi.

Me korrupsion dhe me hajni që kurrë nuk ndalet.

Çdo gjë vjedhet dhe keqpërdoret.

Si ngaherë.

Shqiptarët (asnjëherë deri tash) nuk kanë treguar se dinë ndryshe: që dija dhe nderi kurrë – kurrë nuk patën përparësi.

Veç hajnat, busht’at dhe injorantët, gjithkund të parët, si përherë!

P.S. E kështu me radhë..