Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka falenderuar sot Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë.
Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj ShqipërisëQartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!”, shkruan Bushati në Facebook.