Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, për një sërë grabitjesh në vendin fqinj.Sipas policisë helene të rinjtë shqiptarë kryenin grabitje nëpër shtëpi.
Shqiptarët janë arrestuar rreth 1 javë më parë.5 të arrestuarit akuzohen për plot 72 vjedhje në Athinë. Ata janë Marjus Dedolli, Gertian Vrushaj, Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi dhe Endrit Tahiri.