osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tetë vite pa “Artistin e Popullit” ikonën e teatrit dhe kinemas, Qytetarin e Nderit të Elbasanit Demir Hyskja

Tetë vite pa “Artistin e Popullit” ikonën e teatrit dhe kinemas, Qytetarin e Nderit të Elbasanit Demir Hyskja

Sot përkujtohet ndarja nga jeta i aktorit Demir Hyskja (1937-2016, vjeç 79), foto nga filmi ”Gjurma” 1970

Artisti i Popullit Demir Hyskja konsiderohet një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.
Në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit 2016, aktori i roleve të paharrueshme ndërroi jetë në moshën 79-vjecare, në spitalin e Elbasanit.
Artisti i Popullit Demir Hyskja ishte një ndër aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe. Hyskja ishte ndër aktorët më të preferuar të regjisorëve shqiptarë, sidomos për role pozitive. Zëri dhe pamja e Hyskajt ishte mbreslënëse. Edhe pse u diplomua për teknik ndërtimi, ai fillon aktor në Teatrin Skampa të Elbasanit pas një sërë aktivitetesh me teatrot amatore.

Hyskaj ishte aktori i vetëm që kishte lejen nga Enver Hoxha të bënte zërin e tij por pa shfaqur figurën si në filmin “Shtigje Lufte”. Ndërkaq në filmin “Në fillim të Verës” ka luajtur rolin e Hysni Kapos i cili ishte numri dy i regjimit.

Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

IN MEMORIAM/ 8 vite pa Artistin e Popullit Demir Hyskja, i vetmi aktor që

VLERËSIMET
“Artist i Merituar”
“Artist i Popullit”
“Qytetar Nderi”

Titujt e akorduar

Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme. Mban titullin “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.
Bashkia Elbasan i akorduar titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit” me motivacionin “Për kontributin e shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në teatër dhe kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”.

Rolet në filma dhe teatër

Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është autor i mjaft filmave si:

Disa nga filmat ku ka luajtur Demir Hyskja:
“Dhe vjen një ditë” (1986)
“Kronikë e atyre netëve” (1986)
“Hije që mbeten pas”
“Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984)
“Kohë e largët” (1983)
“Një emër midis njerëzve” (1983)
“Nëntori i dytë” (1982)
“Shokët” (1982)
“Dëshmorët e monumenteve” (1980)
“Një ndodhi në port” (1980)
“Me hapin e shokëve (1979)
“Një natë nëntori” (1979)
“Përtej mureve të gurta” (1979)
“Gjyshi partizan” (1978)
“Dollia e dasmës sime” (1978)
“Një udhëtim i vështirë” (1977)
“Fije që priten” (1976)
“Pylli i lirisë” (1976)
“Në fillim të verës” (1975)
“Rrugicat që kërkonin diell” (1975)
“Shpërthimi” (1974)
“Kur zbardhi një ditë” (1971)
“Mëngjese lufte” (1971)
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)