osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“O Shqipëri, o gur e hi”! Himara një betejë e fituar nga bijtë e Jorgo Kolekës me andartët grek të Spiro Spiromilos

“O Shqipëri, o gur e hi”! Himara një betejë e fituar nga bijtë e Jorgo Kolekës me andartët grek të Spiro Spiromilos

Patriotizmi i Labërisë u zgjua përballë reaksionit filogrek të klyshëve të Spiromilos!

Bijtë e “Bregut” të Spiro Jorgo Kolekës, jo atij të Byrosë Politike por njërit prej bijve më të shquar të fisit të Kolekajve, një fis patriotësh dhe intelektualësh, që bëri emër të nderuar në historinë e Shqipërisë gjatë Rilindjes Kombëtare dhe viteve të rimëkëmbjes së shtetit shqiptar, sot kanë fituar një betejë shumë të rëndësishme me mercenarët e gjaksorit Spiro Spiromilos, të sponsorizuar nga qarqet shoviniste greke dhe të udhëhequr nga dy figurat më të degraduara të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Fushata me fotot e himariotit Spiro Spiromilos, i cili me andartët grekë ka djegur tërësisht fshatrat e vendlindjes së tij dhe dhjetra shtëpi në fshatra të tjera, duke vrarë dhejtëra dhe dëbuar mijëra “Bregas”, ishte akti më i turpshëm antikombëtarë.

Deri dje, fotografia e tij qëndronte e varur në zyrat e Omonias, PS-së dhe PL-së në Himarë, ku këto kohë kanë bërë paradë idiotët e bërë pistë politikës opozitare, por dje u kthye kokëposhtë dhe po përdoret si letër higjenike.

Sali Berisha, pasi ia fali Greqisë me firmë 6 milje det, varreza ushtarësh grek, ndryshimin e kombësisë me ligj, në fund të jetës donte t’i falte edhe Himarën tonë, duke bërë atë që spiromilët me shokë as që e imagjinonin, që ky vend luftëtarësh të kishte prodhuar edhe një shpurë tradhëtarësh sivëllezër të tyre.

Beteja elektorale në Himarë tregoi edhe një herë se sa i rrezikshëm është një komunist i konvertuar ne demokomunist të sojit Berisha, që shet edhe atë që rrallë kush mund ta shesi… atdheun.

Kjo betejë e nisur me një renegat nga Progonati i konvertuar në grek, pa asnjë dokument që vërteton kombësinë tij, akuzuar për vrasje dhe i dënuar për pjesmarrje në organizata terroriste nga drejtësia greke… u përdor nga politika e damkosur për të krijuar probleme me fqinjët dhe helmuar fqinjësinë e mirë mes dy popujve.

Kjo ishte dhe një goditje e rëndë por e pa merituar për shumë demokratë të vërtetë, të cilët nuk i shqyen sytë për atë që ndodhi, por u ndjen keq dhe të penduar votuan për Himarën shqiptare, himarjotë dhe gjithë banorët e Bregut.

Ndaj ishte e domosdoshme fitorja e Bashkisë së Himarës nga spirokolekët ndaj spiromilëve.

Kjo edhe për të ndaluar llomotitjet skandaloze të politikanëve nacionalistë grek të Miçove dhe Taqëve, që e ngatërronin Himarën me Dropullin, kur popullsia grekofone është vetëm 17% sipas censusit të fundit dhe Himara është zemra e Bregut.

Ndaj duhet të ndjehemi krenar, se antivorioepiriotizmi i disa renegatëve pa fe, besë dhe atdhe mori përgjigjen që meritonte. Dalldia e lobit grek më në fund u ndal dhe tradhëtarët e kombit vështirë se do ta harrojnë lehtë grushtin patriotik të lebërve.

Thirrja e pavdekshme e Spiro Jorgo Kolekës në Vlorë, në vitin 1924, kur trojet shqiptare ishin në rrezik: “O Shqipëri, o gur e hi”, pati nevojë edhe një herë për përgjigjie dhe e mori!/Ekskluzive.al