Basha si Babolja i SHQUP iu drejtua në Kuvend Ballës se ia kanë kapur Toyot- ën me drogë në Berlin.
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë nga kreu i PD, Lulzim Basha se një nga deputetët e PS është kapur me një Toyota me drogë në Berlin. Lidhur me këtë Balla u shpreh se kohët e fundit në Berlin nga politikanët shqiptarë kanë qenë nga PS Mimi Kodheli dhe nga PD Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
“Së fundmi në Gjermani nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nga PS ka qenë Mimi Kodheli, nga PD Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Tani nëse Berisha ka qenë me drogë në Toyota dhe e ka parë Lulzimi tani nuk e di unë”, tha Balla.
Ndërsa shtoi më tej se Basha duhet të përballet me drejtësinë gjermane për moskallzim krimi.
“Por kujtoj këtu në çdo rast se fakti që ju thoni të kesh parë duhet ta kishte denoncuar. Bëjeni lajm se Lulzim Basha është në dijeni të një krimi dhe nuk e ka denoncuar dhe le të përballet me drejtësinë”, iu drejtua Balla gazetarëve.