osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë çudie nga palaçot filogrek! Këta “paskan patur” 6 mijë votues pa karta identiteti, dhe vetëm sot e zbuluan!!!

Çfarë çudie nga palaçot filogrek! Këta “paskan patur” 6 mijë votues pa karta identiteti, dhe vetëm sot e zbuluan!!!

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Vangjel Dule, përgatitën që në mesditë justifikimin e humbjes së zgjedhjeve në Himarë.

Ata përsëritën në kor njëri pas tjetrit, se 6 mijë himarjotëve iu mohua e drejta e votimit, pasi iu kishte skaduar karta e identitetit.

“Në këto zgjedhje, plot 6157 zgjedhës, nga 23074 zgjedhës, pra mbi 25% u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes me mosnxjerren e vendimit përkatës nga qeveria për të votuar me karta apo pasaporta që u kanë kaluar data e skadencës. Shifrat tona tregojnë se janë mbi 600 qytetarë që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe u është refuzuar pjesëmarrja.

Këto janë vazhdim i zgjedhjeve të vitit 2023 dhe për rrjedhojë, duke qenë i njëjti mandat, nuk duhej vendim i ri për t’u dhënë mundësi zgjedhësve për të votuar. Me një llogari të thjeshtë, me 311 zgjedhës të importuar në Himarë nga zoti Tavo, plus mbi 600 zgjedhës të cilëve deri tani u është privuar e drejta e votimit, kandidati i PS ka hyrë në këtë proces zgjedhor me plus 1000 vota krahasuar me kandidatin e opozitës”, tha Vangjel Dule.

“Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruajti Berisha në FB, ndërsa e shoqëronte këtë denoncim me një foto nga dritarja e apartamentit ku ndodhet i izoluar prej muajsh.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, e mbylli Ilir Meta, denoncimin e vjedhjes së zgjedhjeve në Himarë.

Tani ajo që të habit me këtë ta tre, është fakti se këta vetëm të dielë u kujtuan se 6 mijë qytetarëve të Himarës iu kishte skaduar karta e identitetit dhe nuk votonin dot.

Nëse e dinin dhe nuk iu bënë thirrje atyre që të rinovonin kartat, e paskan bërë me qëllim që të humbiste kandidati i tyre (po e marrim të mirëqenë se të gjithë do të votonin për opozitën).

Nëse nuk e dinin dhe e morën vesh vetë të dielë, atëherë kot që janë në krye të opozitës, duhet të japin dorëheqje si të paaftë.