Përveç deputetit Edi Paloka që vuri këmbët në tryezë gjatë votimit të djeshëm në Parlament për kryetaren e re të këtij institucioni Elisa Spiropali, edhe deputeti Dashnor Sula u fotografua në momente çmendurie.
Sula ka hipur mbi tavolinë dhe thërriste me sa kishte fuqi.
Ndoshta i thërriste Palokës, të ulte këmbët nga tavolina.
Ndërsa pas seancës, deputetët e PD-së, që brenda në sallë bënin si agresivë, jashtë u shfaqën shumë miqësorë me kolegët e tyre socialistë.