Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate këtë të hënë.
Fillimisht kryebashkiaku Erion Veliaj është ndërprerë gjatë fjalës së tij në seancë dhe më pas anëtari i opozitës, Tedi Blushi i ka hedhur fletë letre A4.
“Je komplet i paaftë.
Më ngatërron me atë me bllok në dorë, më ngatërron me atë të bllokut.
Zoti Blushi lini sallën
Je komplet i paaftë (Blushi nuk dëgjohet)”, iu drejtua Veliaj.
Blushi më pas u përplas fizikisht edhe me këshilltarin Halit Valteri.
Kujtojmë që Valteri është ish-deputeti që ka paditur Ilir Metën në SPAK.
Pas këtij incidenti, seanca është ndërprerë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Veliaj u shpreh se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.
Duke iu referuar veprimit të këshilltar i PL-së Tedi Blushit, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.
Reagimi i plotë:
Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.
Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.