osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dhuna, unë, një deputet, “826.5 milionë euro të vjedhura sipas KLSH” dhe fashizmi i ri që duhet të marrë përgjigje!

Dhuna, unë, një deputet, “826.5 milionë euro të vjedhura sipas KLSH” dhe fashizmi i ri që duhet të marrë përgjigje!

Nga Erjon Braçe

Pasi lexova me pahir te gjitha gazetat dhe portalet, te cilat edhe pse nuk kishin asnje gazetar-asnje po them, ne mbledhjen e djeshme te komisionit te Ekonomise, kane shkruar per “tensionin” tim, “llogarine” qe me paskeshin kerkuar e per te cilen une nuk kisha cfare te thoja;

Po i bie shkurt:

E para, mua nuk me kerkon dot kush llogari vec atyre qe me kane votuar e besuar;

E dyta, nje deputet aty ka folur per:

“129 tendera me vlere 90 milion euro” te kompanise “Fusha”;

“826.5 milion euro te vjedhura sipas KLSH” vetem per vitin 2017- te nga qeveria aktuale;

“47 kallezime te KLSH te mbyllura nga prokurorja aktuale”, identifikuar me kete qeveri.

I jam pergjigjur keshtu:

Nuk kam lejuar dhe nuk do lejoj kurre qe komisioni qe une drejtoj, te kthehet ne nje instrument gjobvenie ndaj kompanive, cilatdo qofshin ato;

Per te folur per numra, shifra, duhet te dish dhe minimumi te lexosh, per to nuk mund te flase asnje i paditur dhe askush qe e ka frike te lexuarin;

Raporti i KLSH, shifrat e “demit te pretenduar ekonomik”, perfshi dhe vleren e llahtarshme prej 826.5 milion eurosh, jane verifikuar nga une, ne prezence te kryetarit te KLSH ne mbledhjen e komisionit ku opozita zgjodhi te mos jete;

Ne faqen 132 te raportit te KLSH, ne tabelen e emertuar:

“Evidenca e pasqyrimit te parregullsive te dispozitave ne fuqi, per te ardhura te munguara ose shpenzime jo ne perputhje me parimin e efektivitetit, eficences dhe ekonomicitetit, te cilat kane sjelle efekt negativ financiar ne te ardhurat dhe subjekteve dhe Buxhetit te Shtetit”, eshte bere shume e qarte:

19.734. 800. 000 leke -Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore ne disa vite, pjesa me e madhe nen Qeveri tjeter (gjetje te KLSH pas auditimit te kontratave hidrokarbure te Bankers Oil, Stream Oil etj, para per te cilat qeveria ka hapur procese gjyqesore, madje eshte sulmuar nga Sali Berisha etj per kete veprim)

50.294. 500. 000 leke -Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit (gjetje te KLSH pas operacionit Fundi i Marrezise, llogaritur si gjoba qe duhet te ishin mbajtur per cdo makine te lojrave elektronike te fatit, te parregjistruar dhe sekuestruar nga agjencite ligjzbatuese te shtetit)

Pra, nga totali prej 92. 677. 032. 000 leke te pretenduara nga KLSH si parregullsi, te ardhura te munguara ne buxhetin e shtetit etj, thuajse 70 miliarde leke jane vetem keto dy zera.

KLSH flet shume qarte dhe as qe ben fjale per “vjedhjen e 826.5 milion eurove” ne nje vit;

Per te folur per prokurorine, vecanerisht per ta akuzuar ate, duhen fakte te qarta e konkrete.

Nga dhjetori i vitit qe shkoi e deri tani, KLSH ka adresuar ne prokurori 6-7 kallezime, te gjitha ne proces shqyrtimi atje;

Shifra e pretenduar prej 47 kallezimesh te pushuara nga prokuroria, i referohet teresisht nje kohe tjeter, kohe kur ne prokurori nuk drejtonte prokurorja aktuale.

Kryetari i KLSH ka referuar ne komision se po i ndjek te gjitha ceshtjet ne rruge gjyqesore dhe une e mbeshtese ne kete perpjekje te veshtire.

Kur po thoja tamam keto, deputeti i propagandes, i rrezuar teresisht nga faktet, nisi te nderprese, te pengoje fjalen time.

Natyrisht qe une e refuzoj kete lloj dhune te ndyre ne komisionin qe une drejtoj.

Pikerisht per kete arsye, pa piken e tensionit dhe i pandikuar hic nga “kerkesa e llogarise”, vendosa te nderprese mbledhjen dhe ti kerkoj deputetit ne fjale te largohet nga komisioni ku nuk eshte as anetar.

Kaq ishte.

Nderkohe, tjeter gje ka ndodhur per dy dite ne komision qe duhet te perbente lajm, madje duhet te nxiste edhe nje debat te madh.

Nje dite me pare, kryetari i minorances ne Kuvend, mbajti nje ligjerate te gjate kunder Komisionit Evropian, ekzekutivi i Bashkimit Evropian.

Njeriu qe thote duke bertitur se kerkon te celen negociatat e Shqiperise per anetaresim ne BE, sulmoi egzekutivin e BE si te pabesueshem, madje duke aluduar “te korruptuar”, per nje arsye- rekomandimin pa kushte te celjes se negociatave me Shqiperine.

Dje, deputeti llogarikerkues, mbajti nje fjalim fashist, kunder “njerezve te Sulltanit”, referuar refugjateve siriane, te cilit sipas tij, partise se djathte te Lulzim Bashes dhe partise se majte te Monika Kryemadhit, duhet te trajtohen si terroriste dhe nuk duhet te mirepriten kerkund.

Natyrisht, ketyre po ju foli Sali Berisha hidhen me koke dhe tejkalojne llogjiken njerezore, duke rene ne ligjerime FASHISTE!

Une nuk e di nese ne kete vend do ndertohen kampe per te pritur refugjate siriane qe mbyten deteve te Mesdheut.

Por, jam kunder ketij fashizmi te ri qe po shfaqet po aq dhunshem sa i vjetri ne kete vend.

Eshte i ndyre dhe kurre perfaqesues per vendin tone, prekur gjeresisht nga fenomeni i emigrimit per njemije e nje arsye.

Ky lloj fashizmi qe eshte djathtas, majtas dhe, per fat te keq ka kompleksuar ne palce qeverine- deri aty sa dikush citohet te kete kundershtuar me nje cinizem te pashoq ne raport me vete detyren qe ka, duhet te marre vemendje, duhet te marre pergjigje.

Menjehere madje.