Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë çiftet e martuara, që janë të interesuar për t’u pajisur me viza për në SHBA.
Në një postim në ‘Facebook’, ambasada e SHBA sqaron se kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara, ndërsa jep disa këshilla të vlefshme, duke sqaruar dhe kohëzgjatjen e procedurave.
Ambasada sqaron se viza për çiftet e fejuara është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Ndërsa koha e përafërt e udhëtimit për të fejuarit është 9 muaj, kur për të martuarit është 18 muaj.
(Postimi i ambasadës amerikane)