Kryeministri Rama përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale tregon eksperiencën e turistëve të shumtë në plazhet e Ksamilit dhe Sarandës këto ditë të nxehta.
Pushues të shumtë nga Europa veriore, Lindore por edhe nga Kosova shprehën përshtypjet e tyre për bregdetin shqiptar.
Shumë prej tyre vlerësojnë bukuritë natyrore, por edhe çmimet e ulëta dhe shërbimin cilësor.
Vendi i bukur, i qetë dhe i paqtë.
Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur s’ka në botë.
Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm.
Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmimet janë shumë të arsyeshme.
Ksamili është tepër i bukur, një nga ishujt më të bukur që kam vizituar.
Ksamili është shumë i bukur, moti është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike.
Një vend vërtet i dashur, kudo ku kam shkuar jam ndier mirë dhe plazhet janë shumë të bukura.
Është një vend shumë i bukur dhe më e rëndësishmja që njerëzit janë shumë të sjellshëm. Uji është i mrekullueshëm dhe moti është fantastik.
Çmimet janë të arsyeshme. Vij nga Norvegjia që është një vend i shtrenjtë dhe të qëndrosh këtu, është thuajse falas.
Çdo gjë është Ok në Ksamil. Më pëlqen uji, plazhi, çdo gjë këtu.