osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Egnatia sot për “jetë a vdekje” ndaj serbo-boshnjakëve të Banja Lukës, Tirana e Partizani shpresojnë kualifikim

Egnatia sot për “jetë a vdekje” ndaj serbo-boshnjakëve të Banja Lukës, Tirana e Partizani shpresojnë kualifikim

Partizani, Vllaznia dhe Tirana do të zbresin të enjten në fushë për duelet e kthimit në Ligën e Konferencës. Të tria skuadrat kanë barazuar në ndeshjen e parë dhe shpresojnë të kalojnë raundin. Problemi është se kanë grupe të pastabilizuara, pa shumë cilësi, por megjithatë, rezultatet e para u japin shpresë që me një fitore minimale të shkojnë më tej. Partizani luan me Marsaksklok, kurse Vllaznia pret islandezët e Valur. Në lidhje me Tiranën, ajo pret Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë, rivale e fortë, por që bardheblutë shpresojnë ta kalojnë në stadiumin e Elbasanit. Sa i takon Egnatias, rrogozhinasit do ta kenë realisht të vështirë.

Egnatia sot në fushë për “remuntada”-n

Egnatia kërkon përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë ndaj Borac Banja Luka, me qëllimin për të shkuar në turin e dytë të Champions League. Kampionët në fuqi të Shqipërisë u mundën në kohën shtesë në Bosnje, në ndeshjen e një jave më parë e tani kanë misionin për të zhvlerësuar rezultatin e asaj sfide. Në “Elbasan Arena”, trajneri Edlir Tetova do duhet të bëjë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm siç janë Arbin Zejnullai dhe Edison Ndreca, të dy të ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë. Në takimin e luajtur në Bosnje, nuk munguan thirrjet nacionaliste nga tifozët serb, por në Elbasan do synohet që përgjigja të jepet në fushën e lojës.

Në ndeshjen e parë nuk pati shumë diferenca sa i takon cilësisë së skuadrave, e ndaj besimi te rrogozhinasit është i madh se mund të arrijnë që të marrin një biletë për në raundin tjetër. Në rast kualifikimi, Egnatia do të përballet në turin e dytë të Champions me gjigantët e PAOK, por edhe nëse nuk arrin të kalojë përballë Borac, aventura e kampionëve do të vijonte në turin e dytë të Conference League, aty ku do të ndeshen me ekipin që eliminohet nga përballja Víkingur Reikjavik-Shamrok Rovers.

Egnatia ishte dominuese në sezonin që lamë pas, teksa arriti që të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, por gjatë merkatos së verës humbi disa elementë cilësor. Drejtuesit po punojnë për të shtuar alternativat, teksa brenda pak ditësh priten të tjera afrime.

Tirana nuk shihet favorite përballë Torpedos

Tirana do të përplaset të enjten me Torpedo Kutaisin e Gjeorgjisë, në duelin e kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës. Dueli i parë midis tyre ka përfunduar në barazim 1-1, rezultat që i jep goxha shanse bardhebluve për ta përmbysur dhe për të shkuar në raundin tjerë. Pra duhet një fitore, qoftë minimale, por që të ndodhë kjo Tiranës i del nevojë të luajë mirë dhe të marrë rezultatin e duhur. Nga ana tjetër, ka një barazi totale jo vetëm për atë çfarë prodhoi ndeshja e parë, por edhe sa u takon koeficienteve që kanë publikuar kompanitë e basteve për të enjten në mbrëmje.

Ato nuk shohin favoritë për sfidën e Elbasanit, ku fitorja e secilës skuadër kuotohet me koeficientin 2.5, ndërsa barazimi vlen 3.4. Për kompanitë e basteve nuk do të ketë ndikim fakti që Tirana luan në shtëpinë e saj dhe do të ketë përkrahjen e publikut. Tani do të jetë fusha e blertë ajo që do të tregojë, nëse parashikimet e basteve janë arsyetuara drejt apo jo. Gjeorgjianët në fakt nuk janë një kundërshtar aspak i lehtë./Adriatik BALLA