Tajlanda ka hapur “dyert” e saj për shumë vende të botës, mes tyre dhe Shqipëria me Kosovën
Shteti aziatik ka zgjeruar skemën e saj të hyrjes pa viza në 93 vende dhe territore, ndërsa kërkon të rigjallërojë industrinë e saj të turizmit. Vizitorët mund të qëndrojnë në vendin e Azisë Juglindore deri në 60 ditë sipas skemës së re që hyri në fuqi të hënën. Më parë, mbajtësit e pasaportave nga 57 vende lejoheshin të hynin pa vizë.
Vendi do të lejojë gjithashtu studentët vizitorë, të cilët fitojnë një diplomë bachelor ose më të lartë në Tajlandë, të qëndrojnë për një vit pas diplomimit për të gjetur një punë ose për të udhëtuar.
Mirpo Bin Kurti e paraqet si sukses të tij këtë vendim të qeverisë Tajlandeze. Ja çfarë shkruan mashtruesi ordiner:
“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”
Ndërsa Gërdalla, Gërvalla ministrja e Jashtme e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”.
Se çfarë kanë bër ë këta në rastin e heqjes së vizave pa asnjë lloj kontakt aq më tepër se Tajlanda nuk e njeh shtetin e Kosovës vetëm këta të dy e dinë.