Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash lidhur me hetimet që SPAK hapi për 21 janarin.
Basha u shpreh se është në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e plotë të çështjes.
”Të hetojë gjithçka, në mënyrë të paanshme. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite,. Ky mbetet mesazhi im.
Kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë për 21 janarin”, tha Basha.
Danjela Maloku: A ke urdhëruar gardën të qëllojë dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?
Lulzim Basha: Jo dhe jo.
Danjela Maloku: Cili është roli i ish kryeministrit?
Basha: Të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjë punën e vet.
Jashtë pyetjeve për Bashën ai duhet të deklaroj nëse ka dhënë urdhër të ndalej zjarri nga Garda drejt turmave si Ministër i Brëndshëm, apo ka bërë sehirë se si vriteshin njerëzit.