osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Afera Partizani, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Berishën! Gjokutaj: Kanë vënë kusht marrjen e dokumentetve nëpërmjet pagesës

Afera Partizani, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Berishën! Gjokutaj: Kanë vënë kusht marrjen e dokumentetve nëpërmjet pagesës

SPAK ka marrë edhe 3 muaj kohë, deri në tetor, për të zgjatur afatet e hetimit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamabër Malltezi në hetim për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që më pas u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Ndërkohë gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur sot që Berisha dhe Malltezi duhet të paguajnë nëse duan të marrin fashikujt që SPAK ka përpiluar në kuadër të hetimeve gjatë këtyre 2 muajve të fundit.

“Në 19 korrik do të marrim aktet. Gjyqtarja vendosi që aktet duhet të merren me pagesë. Ne na takojnë këto akte. Ata nuk e kanë problem të bëjnë fotokopje e të zgjidhet në fund detyrimi financiar. Duhet të jenë 12 fashikuj që janë përgatitur për këto dy muaj”, tha avokati Genc Gjokutaj pasi doli nga GJKKO.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë është rrëzuar sot një tjetër kërkesë e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.