osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Francë, dalin rezultatet e para. E majta në krye, Le Pen e zhgënjyer

Francë, dalin rezultatet e para. E majta në krye, Le Pen e zhgënjyer

Pas exit polleve që janë sondazhe të marra gjatë procesit të votimit, nisën të dalin edhe rezultatet e para nga numërimi i votave. Siç bën te ditur Corriere della Sera, kjo është përbërja e Asamblesë Kombëtare sipas një projeksioni të parë të Ipsos: RN 129 vende, Fronti Popullor 92, Macronians 104, Les Republicains 37.

Ndërkaq, sapo u bë e ditur se Macron nuk do të flasë sonte. Presidenti nuk do të komentojë rezultatet e votimit, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur më herët gjatë ditës. Një veprim i matur, që konfirmon faktin se, duke lënë mënjanë euforinë për exit poll-et, struktura e re e qeverisë mbetet ende për t’u ndërtuar.

Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një garë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Francë të dielën, para partisë së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, sipas parashikimeve fillestare.

Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlament.

Sipas “exit poll”-it IFOP të transmetuesit TF1, aleanca majtiste Fronti i Ri Popullor mund t’i fitojë 180-215 ulëse në Parlament në rundin e dytë, që është e pamjaftueshme për ta siguruar shumicën.

Parlamenti francez i ka 577 ulëse, dhe për ta gëzuar shumicën, një parti duhet t’i fitojë 289 ulëse.

Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.

Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t’i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 ulëse, ndërsa Tubimi Kombëtar – i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën – 115 deri në 155 ulëse.

Francezët votuan masivisht të dielën në një raund të dytë vendimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tubimi Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në rundin e parë të zgjedhjeve fundjavën e kaluar, dhe pritej që ajo ta fitonte edhe rundin e dytë më 7 korrik, duke i rritur gjasat që Franca ta kishte një qeveri të udhëhequr nga e djathta ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Lideri francez i qendrës së majtë, Raphael Glucksmann, tha të dielën se Franca duhet të gjejë paqe, pasi Fronti i Ri Popullor fitoi më së shumti ulëse në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Kultura politike duhet të ndryshojë patjetër, Glucksmann theksoi, duke shtuar se një Parlamenti ku asnjëra parti nuk e ka shumicën dërrmuese, kërkon dialog dhe të jesh i hapur.