Siç ndodhi edhe në raundin e parë, exit polet më të hershme janë dhënë nga mediat e vendit fqinj, përkatësisht ato frankofone të Belgjikës, që nuk kanë shtrëngimin ligjor për të pritur orarin 20.00.
Sipas exit polleve të para të dhëna nga mediat belge, Reasemblent Nationale e Le Pen dhe Bardella nuk do të marrë shumicën absolute të vendeve. Mediat belge e mbështesin këtë duke publikuar, si zakonisht, exit poll që anashkalojnë ndalimin në fuqi në Francë. Kanali televiziv RTBF vlerëson të djathtën me një “hapësirë” midis 210 dhe 228 vendeve. Shumica e Parlamentit francez është 289. Reasemblent National ka 170 vende, makronianët shkojnë deri në 140 vende
Macron thërret mbledhje në Elysée
Një takim ka nisur në Elysee që nga ora 18:30: ku marrin pjesë Presidenti Macron, Kryeministri Attal dhe përfaqësuesit kryesorë të shumicës qeveritare. Deklaratat publike të presidentit priten menjëherë pas publikimit të të dhënave të para, pas orës 20:00.