Senatori i Partisë Demokrate, i qendës së majtë në Itali, Gianni Pittella i dërgoi një letër kryeministrit Giuseppe Conte për t’i kërkuar që në Këshillin e radhës Europian, të konfirmohet pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Në fillim të letrës thuhet:I dashur President, në Këshillin Europian të radhës të 28-29 qershorit Ju kërkojmë të konfirmoni pozicionin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë.
Gianni Pittella rendit edhe arsyet përse Italia duhet të jetë në favor të përshpejtimit të negociatave.Në dritën e miqësisë së gjatë që lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, të marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona dhe të përpjekjeve që qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë kryer për të përforcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, besojmë se një pozicion i favorshëm në përshpejtimin e negociatave përkon me interesin italian, maqedonas, shqiptar dhe të gjithë Europës.
Kjo letër është firmosur edhe nga 12 senatorë të tjerë.