Zvicra është në këmbët e kapitenit Granit Xhaka. Helvetët thyen Italinë 2-0 dhe në çerekfinalet e Euro 2024 gjejnë përballë një Angli jo shumë në formë. Kapiteni Xhaka ka komentuar fitoren kundër të kaltërve dhe kujton humbjen 3-0 të tre viteve më parë. Sipas tij ata e mundën Italinë ende pa nisur dueli.
“Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh. Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale.
Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz”, tha Xhaka.
Pas humbjes me Zvicrën, te Italia konfirmuan Luciano Spallettin në stol dhe i besuan për kualifikueset e Botërorit 2026.