Ka bërë shumë përshtypje fakti që Luli bëri thirrje publike që qytetarët të mblidhen të gjithë në shesh më 26 Qershor. Pas pak dikush e kujtoi dhe tha: Më falni, më 26 maj. Kjo ka shtuar dyshimet për aftësinë e Lulit për të mbajtur mend numrat. Por Grigja u përpoq të shpjegonte rrethanat se si ndodhi kjo.
“Ne ishim mbledhur bashkë në zyrë: Unë Luli Salianusi, Paloka dhe Muli.
-Eh si vajti kjo punë tha Luli. Më 26 qershor do ishim në pushtet. Kaloi një vit pa u kuptuar.
-Eh tha Paloka. Thke çi bën, qeveri e drogës.
-Unë mendoj se kemi kohë,- tha Muli, deri më 26 qershor e rrëzojmë. Babalja tha “më jepni 2 milion lek se kam gjetur një tjetër me zërin fiks si Gonia”.
-26 Qershori do ishte kthesa jonë e madhe,- psherëtiu Luli. Nuk duhet t’ia falim kurrë Ramës këtë tradhëti.
-Unë të jap fjalën se këtë muaj do kapim Taulant Ballën,- tha Salianusi. E kam vënë re që shkon çdo javë në Librazhd. Do ketë ndonjë pisllëk, por do ta ndjek. Këta policët që i kemi vënë nga pas, e kanë filmuar një ditë që hyri në një tualet tek Klubi i Gjahtarit dhe vonoi më shumë se ç’duhet. Me siguri ka takuar dikë aty. Do ta ruajmë. Deri më 26 Qershor do ta kapim.
Pastaj ndërhyri prap Muli.
-Unë kam mendimin që 26 Qershorin ta caktojmë objektiv për qeverinë e re. Duhet të marrim hak në të njëjtën datë.
-Ja të shof pak kalendarin,- tha Luli dhe hapi telefonin. Këtë të shtunë duhet të ik në Hollandë se kemi një javë dhe lulet mund të jenë tharë në ballkon. E kemi ters atë ballkonin nga lindja dhe i kap dielli që në mëngjes. Dhe këto tulipanët hollandezë nuk durojnë dot pa ujë. Pastaj kam prap një rrugë javën tjetër dhe vazhdoi fliste me vete. Më 26 Qershor po nuk ka planfikuar gjë Kunati, jam i lire,- tha.
-Nejse këtë të shtunë duhet ta shtysh, se na duhesh,- i tha Salinusi
-Pse, pyeti Luli? Ka kasetë tjetër?
-Jo kemi mitingun,- i tha Salianusi.
Uh po, pse e lamë këtë javë ne. Mos. Ja ti them Kunatit të ikë vetë ai, se nuk shkokam dot. Shumë mirë atëhere po dal në konferencë shtypi. Deri më 26 Qershor formohet qeveria e re.
Dhe ja nga ky fiksim e ngatërroi.
Komenti i parë që pasoi postimin e Grigjës ishte: “Luli ka ecur shumë. Deri më sot ka pas ngatërru numurat. Tani me numurat është në rregull, vetëm muajt ngatërron. Bëni kujdes ta sqaroni dhe për vitin se mos e ka ndërmend ta bëjë vitin tjetër”.