osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Julis Guri, Flladi Malaj e dyshja Peti bosët e nëndheshëm të Forex. Info për SPAK. Kanë mbështetje policore. Si po i pastrojnë paratë?

Julis Guri, Flladi Malaj e dyshja Peti bosët e nëndheshëm të Forex. Info për SPAK. Kanë mbështetje policore. Si po i pastrojnë paratë?

Disa ditë më parë, SPAK njoftoi finalizimin e një operacioni të zhvilluar në 18 prill të këtij viti, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik nëpërmjet “call center”, kundër një grupi me bazë në 4 shtete të Ballkanit, (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Hercegovinë, Serbi) dhe Liban. Grupi kishte zhvatur mbi 10 milionë euro përmes mashtrimit të qytetarëve evropianë, me investime të rreme në bursa dhe marifete të tjera.

Pesë ditë më parë, SPAK në bashkëpunim me Gjykatën e Milanos dhe Policinë e Shqipërisë dhe Italisë kanë goditur 35 kompani Call Center, të cilat mashtronin klientët e tyre me kontrata fiktive të furnizimit me energji elektrike. Nga 35 Call Center të goditura, 3 ndodheshin në Shqipëri.

Prokuroria dhe SPAK ka ndërmarrë me dhjetëra operacione, por bosët e vertetë të mashtrimit me call center dhe Forex nuk janë goditur.

Disa prej tyre e kanë ndërprerë aktivitetin kriminal. Por, miliona euro që kanë fituar nga ky aktivit kriminal kanë nisur t’i pastrojnë duke i investuar në pasuri të paluajtshme, por edhe duke hapur kompani me aktivitet fiktiv, në bashkëpunim me zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Lista është e gjatë. Sot po ndalemi tek disa prej tyre.

Julis Guri është bosi i disa degëve të call centerave në Tiranë, përmes të cilave ka arritur të përvetësojë miliona euro, përmes skemave mashtruese.

Ka gjasa që Julis Guri t’a ketë kufizuar aktivitetin kriminal ose edhe ndërprerë, për shkak se autoritetet evropiane dhe SPAK po gjumojnë bazat e call centrave, të cilat kanë gjithnjë një lidhje me policinë, ku paguajnë një tarifë mujore që mund të shkojë 5 deri në 50 mijë euro në muaj.

Bosi i nëndheshëm i call centrave ka nisur pastrimin e parave duke investuar në pasuri të paluajtshme dhe hapur disa kompani fiktive me Nipt, M12211016S, M21727024L, M11804019A, M22008015N, etj. Në QKB ka një lidhje, për të cilën do flasim në vijim, e cila i kopsit letrat e kompanive pa aktivitet, por që qarkullojnë qindra mijëra euro.

Një tjetër figurë e nëndheshme e mashtrimit me call center është Flladi Malaj, nipi ish ministrit të Financave, Arben Malaj.

Flladi Malaj është koka e mashtrimit me Forex në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit. Në këtë zonë kontrollon një grup prej 100 vetash, të cilët mashtrojnë qytetarët evropianë.

Vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, gjatë vitit 2019 krijuan 6 kompani online për oferta, konsulencë e asistence biznesesh, depozitash e investimesh financiare dhe kontakti brenda e jashtë Shqipërisë, nëpërmjet komunikimit e menaxhimit tregtar, të cilat në fakt ishin e janë rrjet mashtrues Forex.

Ata kanë celula mashtrimi në Vlorë, Fier dhe Tiranë, ku besohet se kanë përvetësuar rreth 100 milionë euro. Aktiviteti kriminal kryehet me garanci policore.

Rrjeti i kompanive të Malajt nuk kanë bilance, por vetëm përdoren për skemat e mashtrimit dhe pastrim parash.

Vijojnë t’i shpëtojmë ndëshkimit ligjor dyshja e famshme e mashtrimit me Forex, Florian dhe Erald Peti. Dyshja Peti vepron nga Sauku deri te pallatet e Jamarbër Malltezit.

Me mbrojtje të fortë shtetërore, Florian dhe Erald Peti kanë siguruar miliona euro nga skemat e mashtrimit me call center. Paratë e aktivitetit kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme.

Këto grupe kanë garanci policore dhe lidhje me Prokurorinë. Goditja mund të vijë vetëm nga SPAK, duke nisur nga hetimi pasuror.