Një breshkë e rrallë u gjet e ngordhur te Kepi i Rodonit. Breshka kurrizlëkore (Dermochelys coriacea) është më e madhe nga të gjitha llojet. Mund të dallohet lehtë nga breshkat e tjera të detit pasi kurrizi i saj është i mbuluar me lëkurë.
Kjo është breshka e katërt e këtij lloji që është gjetur në bregdetin shqiptar gjatë 60 viteve të fundit. Breshka kurrizlëkurore ushqehet më së shumti me kandil deti dhe kjo mund të jetë arsyeja e pranisë së një breshkë të tillë oqeanike në një det relativisht të cekët si Adriatiku.