Elon Musk u bë baba për herë të 12-të. Uebfaqja amerikane “Bloomberg” e raportoi këtë. Miliarderi ka zgjeruar “klonin” e tij me partneren aktuale Shivon Zilis. Për momentin çifti ka preferuar të mos komentojë për këtë shtim të familjes, seksi dhe emri i të porsalindurit janë ende top sekret.
Musk nuk e ka fshehur kurrë se i do shumë familjet e mëdha. Manjati i teknologjisë ka thënë disa herë se dëshiron shumë fëmijë “me të cilët mund të kaloj kohën time dhe të jem baba i mirë”. Në vitin 2022, ai shkroi në mediat sociale: “Një normë në rënie e lindjeve është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi”.
Fëmija i 12-të është i treti i Elon Musk dhe Shivon Zilis. Çifti pati binjakë, Strider dhe Azure, të cilët erdhën në jetë në nëntor 2021 falë fekondimit “in vitro”. Vetëm një muaj më parë, CEO i Tesla kishte njoftuar ardhjen e një fëmije tjetër në jetë, i lindur nga ish e dashura e tij, këngëtarja Grimes, me ndihmën e një nëne surrogate.
Nga ish-gruaja e tij, shkrimtarja Justine Wilson, Musk kishte 6 trashëgimtarë të tjerë. I pari u nda nga jeta dhjetë javë pas lindjes për shkak të sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës.
E lindur në vitin 1986, partnerja aktuale e Elon Musk, Shivon Zilis, është një nga menaxheret e Neuralink, një nga kompanitë e sipërmarrësit të çipave të trurit nga Afrika e Jugut. E lindur dhe e rritur në Kanada, pasi u diplomua në Yale, ajo u specializua në inteligjencën artificiale.