Denoncimi’ i bujshëm i Gaz Bardhit për implikimin e pretenduar të Olsi Ramës në dosjen se laborarorit të kokainës në Xibrakë, nuk është thjeshtë një fall me letra apo gjëegjëzë shqupiste.
‘Denoncimi’, më e pakta, është një gënjeshtër banale dhe sharlatanizëm politik, por mund të jetë edhe një përpjekje për shantazh dhe pazar.
Pika kyçe në denoncimin e Bardhit ishte një targë.
“Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.
Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.
Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.
Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministrja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.
Dhe si llogjikë qendron dhe për këtë Gazmend Bardhi duhet përgëzuar që merr guximin dhe denoncon ish ministren e partisë së tij si të përfshirë në laboratorin e Xibrakës.
Ky automjet me targa AA653DM asokohe ishte në pronësi të Ornela Bregut dhe në përdorim të Ervis Gjeçit, bashkëshortit të kësaj të fundit.
Sot Bardhi i zi është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se Bardhi ka mashtruar dhe nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë madje duke vazhduar mashtrimet me targen e automjetit të Ornela Bregut
Sipas Ramës, vëllai i tij as nuk ka mundur të bëjë kallëzim për kallëzim të rremë, pasi Bardhi nuk kishte bërë kallëzimin në SPAK.
Megjithatë, Bardhi thotë se kallëzimi është bërë siç e kërkon ligji, dhe që tashmë ka arritur qëllimin e tij, rihapjen e dosjes për Olsi Ramën.
Bardhi ka shpërndarë edhe një dokument ku thuhet se SPAK ka vendosur rifillimin e hetimeve të pezulluara në vitin 2018 lidhur me këtë çështje.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke u përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!
Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.
Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka sjellë ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.
Tani çështja mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetin me targa AA 653 DM!