Nga Adriatik Balla
Shqipëria e mbylli Europianin e saj, duke u eliminuar që në fazën e grupeve, pasi u ndodh në një short të vështirë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Theksojmë se paraqitja e kuqezinjve ishte e mirë, por pa rezultatet e duhura, pasi e mbyllëm në vend të fundit me 1 pikë. Por, kur shihen emrat kë kishim përballë, rezultatet janë të justifikuara. Theksojmë se një nga lojtarët që u paraqit më mirë në këtë Europian ishte portieri Thomas Strakosha. Nga 5 gola që pësoi ekipi, portieri nuk pati përgjegjësi direkte tek asnjëri, edhe pse në ndonjë rast mund të ishte treguar disi më i shkathët sikurse te goli i parë i Italisë.
Nota
Portieri italian i Paris SG, Xhianluigji Donaruma, dominon në renditjen e portierëve më të mirë pas fazës së grupeve të Euro 2024. Portieri italian e mbajti Italinë në lojë në të tri ndeshjet, duke luajtur një rol vendimtar në kualifikimin për në 1/8. Evropian i jashtëzakonshëm deri tani për Giorgi Mamardashvilin. Vitin e kaluar, gjeorgjiani ishte në shënjestër të Bajernit të Mynihut, i cili po kërkonte një alternativë për Manuel Nojer. Është e vështirë për të që të pranojë një transferim tani për të qenë rezervë: heroi i play-off-it kundër Greqisë, ku priti një penallti, Mamardashvili ishte gjithmonë në formë, edhe pse në debutimin kundër Turqisë pësoi tre gola.
Duke parë paraqitjen e Trubin, ndoshta trajneri ukrainas Sergij Rebrov do të pendohet që nuk e vendosi atë në ndeshjen debutuese kundër Rumanisë, ku Lunin ishte protagonist negativ, pasi kishte faj të veçantë në dy nga tre golat e pësuar.
Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, renditet i nënti në këtë klasifikim, me notën 6.33, më lart se emra të mëdhenj si Maignan i Francës, Neuer i Gjermanisë apo Szczesny i Polonisë. Pavarësisht eliminimit të kuqezinjve në fazën e grupeve, me 5 gola të pësuar, Strakosha ka pasur përgjithësisht performancë pozitive, duke kryer disa pritje vendimtare.
Mesfushori/ Keidi Bare kërkohet nga Olimpiakosi grek
Keidi Bare merr një ofertë nga skuadra më e madhe greke, Olimpiakos. Gazetari spanjoll, Arturo Diath, ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në X duke publikuar një lajm të botuar në Greqi mbi interesimin e fituesve në fuqi të Conference League. Ai vuri në dukje se mesfushori qendror shqiptar 26-vjeçar pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë dhe nuk do të rinovojë kontratën me klubin katalanas, me të cilin fitoi ngjitjen në La Liga. Madje, ai përmendi se Bare tashmë është në bisedime me Rajo Valekanon, duke nënvizuar se sigurisht që ka edhe oferta të tjera, si Olimpiakos dhe Leganesh. Sezonin e kaluar ai bëri 42 paraqitje, duke dhënë tri asistime në më shumë se 2400 minuta të luajtura. Kujtojmë që Keidi Bare mbeti jashtë listës së Shqipërisë në Euro 2024 për zgjedhje teknike të trajnerit Silvinjo.
Notat e portierëve pas fazës së grupeve:
7,67 Donaruma (Itali)
7.17 Mamardashvili (Gjeorgji)
6,75 Trubin (Ukrainë)
6,5 Kastelë (Belgjikë)
6.5 Verbrugen (Holandë)
6.5 Nita (Rumani)
6.5 Oblak (Slloveni)
6.5 Unai Simon (Spanjë)
6.33 Strakosha (Shqipëri)
6.33 Maignan (Francë)
6.33 Nojer (Gjermani)
6,25 Shezni (Poloni)
6.17 Livakoviç (Kroaci)
6.17 Shmeikel (Danimarkë)
6.17 Rajkoviç (Serbi)
6.17 Somer (Zvicër)
6,17 Gulaski (Hungari)
6 Pikford (Angli)
6 Diogo Kosta (Portugali)
6 Gun (Skoci)
6 Dubraka (Sllovaki)
6 Gunok (Turqi)