osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Porti i ri në Porto Romano, Rama autorizon Autoritetin Portual të nisë negociatat për marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV

Porti i ri në Porto Romano, Rama autorizon Autoritetin Portual të nisë negociatat për marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV

Qeveria autorizoi më 26 qershor 2024 Autoritetin Portual të Durrësit për të negociuar drejtëpërdrejtë dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me kompaninë holandeze ‘Royal Haskoning DHV’

Marrëveshja për konsulencë do të jetë një fushë me interes strategjik për proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano.

Kompania Prestigjoze holandeze Royal Haskoning DHV është e specializuar ne veprat inxhinierike ndërkombëtare që ofron shërbime konsulence dhe menaxhim të projekteve

VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
LEXO EDHE:
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
Më 21 mars 2024 Kuvendi votoi Buxhetin e vitit 2024 që jep për nisjen e ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano 39.2 miliarde lekë, ose 390 milionë euro. Këto fonde do të jepen 9.8 milionë euro këtë vit, 143 milionë euro në vitin 2025 dhe po 143 milionë euro në vitin 2026.

Porti i ri në Porto Romanos lindi nga nevoja për zhvendosjen e aktiviteteve industriale në nga Porti i Durrësit në një lokacion të ri. Sipas ekspertëve në Royal HaskoningDHV, këto projekte ka gjasë të rrisin efikasitetin e zinxhirëve logjistik dhe ta bëjnë ekonominë shqiptare me konkurruese.

Parashikohet që veprimtaria e portit të fillojnë në vitin 2025. Do të ketë 400 hektarë sipërfaqe me një kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Po ashtu, do të ketë 1 milion udhëtarë, ku distanca deri në Prishtinë do të jetë 265 kilometra.

Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.

Projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano u prezantua nga studio ‘Royal Haskoning DHV’ në dhjetor 2022 dhe 21 shkurt 2024 u mor vendimi që porti të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit

V E N D I M PËR

AUTORIZIMIN E AUTORITETIT PORTUAL DURRËS PËR TË NEGOCIUAR DREJTPËRDREJT DHE PËR TË LIDHUR MARRËVESHJE KONSULENCE ME SUBJEKT NDËRKOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 52, të ligjit nr.16/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për prokurimin publik””, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autorizimin e Autoritetit Portual Durrës për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me subjektin ndërkombëtar “Royal Haskoning DHV””, brenda fushës së kompetencës së saj, një fushë me interes strategjik për proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano.

2. Ky autorizim qëndron në fuqi jo më shumë se 3 (tre) vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr.16/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për prokurimin publik””.

3. Ngarkohet Autoriteti Portual Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I