Surpriza në Grupin D të Euro 2024. Në ndeshjet e treta dhe të fundit në grupe, Austria fitoi pas 34 vitesh 2-3 me Holandën në Berlin dhe kalon në 1/8 si e para e grupit. Në Dortmund, Franca barazoi 1-1 me Poloninë, me “Gjelat” që janë në fazën me eliminim si të dytët. Ndërkohë Holanda kalon më tej, por do duhet të presë një përballje të fortë me kundërshtarë si Anglia apo Belgjika.
Në Berlin, Holanda u mposht 2-3 nga Austria. Malen me autogol kaloi në epërsi austriakët pas vetëm gjashtë minutave lojë, teksa Gakpo në nisje të pjesës së dytë vendosi ekuilibrat. Schmid shënoi sërish për Austrinë, para se “Tulipanët” të barazonin me Depay, gol që u konfirmua nga VAR. Minuta e 80-të solli edhe goditjen finale për Holandën, me Sabitzer që shënoi me një të majtë të fortë golin e tretë të Austrisë. Austria fiton kundër Kështu, Holandës për herë të parë pas 34 vitesh.
Në Dortmund, Franca barazoi 1-1 me Poloninë. Edhe pse polakët ishin të eliminuar, skuadra me Robert Lewandowskin nga minuta e parë nuk u dorëzua. Të dy golat e ndeshjes u shënuan me penallti, teksa ishte Mbappe që në minutën e 56 nuk gaboi dhe kaloi “Gjelat” në avantazh me golin e parë këtë Europian. Francezi mungoi kundër Holandës, pasi në fitoren kundër Austrisë theu hundën. Më pas barazoi po me penallti Lewandowski.
Pas tre ndeshjeve Grupi D mbyllet me kryesimin e Austrisë me gjashtë pikë, ndjekur nga Franca me pesë, Holanda me katër dhe Polonia me një pikë. Kështu, Austria, Franca dhe Holanda janë në fazën e 1/8, me ‘Tulipanët’ e Koeman që rrezikojnë një rival të fortë.
Formacionet zyrtare Francë 1-1 Poloni:
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Mbappe, Barcola.
Polonia: Skorupski; Kiwior; Dawidowicz, Bednarek; Zalweski, Szymanski, Zielinski, Moder, Frankowski; Urbanski, Lewandowski
Formacionet zyrtare të Holandë 2-3 Austri:
Holanda: Verbruggen, Geertruida, Van Dijk, Ake, De Vrij, Depay, Gakpo, Reijnders, Veerman, Malen, Schouten.
Austria: Pentz, Wober, Posch, Seiwald, Arnautovic, Prass, Sabitzer, Grillitsch, Lienhart, Schmid, Wimmer.
Renditja në Grupin D: