Humbja 1-0 kundër Spanjës në ndeshjen e fundit të Grupit B në Euro 2024 solli edhe eliminimin e kombëtares shqiptare nga Evropiani i Gjermanisë. Tanimë ëndrra për të bërë historinë vijon të mbetet në sirtar, me ekipin që mbërriti në Tiranë pasditen e kësaj të marte.
Tani është koha për të bërë llogaritë dhe nxjerrë statistikat e këtyre tre ndeshjeve të luajtura. Sipas faqes së UEFA-s dhe statistikave të mbajtura për ndeshjet, më poshtë po bëjmë një analizë sa i takon të dhënave të mbledhura.
Për kilometrat e përshkruara në tre takime kryeson Ylber Ramadani me 29,7 të tilla, ndjekur nga Asllani me 27.3, edhe pse ka luajtur pesë minuta më shumë. Pas tyre vijnë Mitaj, Gjimshiti dhe Asani.
Një e dhënë tjetër ka të bëjë edhe me shpejtësinë e lojtarëve në fushë. Nedim Bajrami ka qenë më i shpejtë nga kuqezinjtë duke kapur shifrën e 34.8 kilometra në orë. Pas tij Seferi, Hoxha, Broja dhe Mitaj.
Sa i takon saktësisë në pasime, sërish Ylber Ramadani është më i sakti me 94.3 përqind. Pas tij Gjimshiti, Mitaj, Hysaj dhe Asllani. Lojtari me pasime më të shumta është Asllani, me mesfushorin që kryeson edhe në rastet e krijuara.
Lojtarët që vrapuan më shumë:
Lojtarët më të shpejtë:
Lojtarët me saktësinë më të madhe në pasime:
Lojtarët me pasimet më të shumta:
Rastet e krijuara: