Historia që u trajtua vetëm pak ditë më parë në studion e emisionit me Zemër të Hapur tronditi opinionin publik.
Ish-gruaja dhe ish-burri jetojnë në të njëjtën banesë, edhe pse shteti ju ka dhënë urdhër mbrojtje. Në mes janë dy fëmijë të pafajshëm një 5 vjeç dhe tjetri 1 vjeç.
Dhuna psikologjike dhe debatet me tone të ashpra, por edhe fjalori i papreçedent i kalojnë kufijtë e njerëzores. Videot e dhunës dhe debatet mes dy ish-bashkëshortëve kanë krijuar një situatë, e cila po përshkallëzohet nga dita në dite.
Ish-burri bashkë me nënën kërkuan ndërhyrjen e drejtë të institucioneve. Pas transmetimit të emisionit, ish bashkëshortja ka reaguar për të thënë të vërtetën e gjithë ngjarjes mes tyre. Ndiqni emisionin.
Nusja Trëndafilja: Marseli dhe nëna e tij me fjalor banal, donin të më largonin nga shtëpia. Nëna e tij po përqeshte njerëzit e mi. Marseli, kur solli rrobat e vajzës nga Italia, kam grisur një fustan të vajzës. Kjo, sepse fustani ishte rrobë e dhënë nga e dashura e tij. Ai si baba nuk i ka sjellë asgjë djalit, vetëm vajzës, sepse djalin partneres së tij nuk ia ka treguar.
Martesa ime shkoi drejt fundit, kur Marseli erdhi nga Italia. Kur erdhi ish-burri nga Italia, fillimisht i doli mamaja, duke i bërë gati divanin, që të flinte me atë e jo me mua. Unë nuk jam kundër lidhjes së tij, ka jetën e tij. Ai kërkon që ish-bashkëshorten ta ulë moralisht. Marseli nuk është i besueshëm, nuk e pranoj.
Marseli: Zonja provokon me shenja, zonja i heq b*ekët mamit tim në korridor. Është mëse e vërtetë.
Trëndafilja: Trëndafilen me dy fëmijët e tu ti do i kesh në banesë. Nuk do dal kurrë nga shtëpia. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mirë vetëm për fëmijët. Nëna jote ua mbylli derën dhe banjon fëmijëve.
Marseli: Je në proces gjyqësor për largim nga shtëpia. Ajo të ikë nga shtëpia e nënës sime, i jemi drejtuar edhe gjykatës. Mos të më shajë mua dhe nënën në rrjetet sociale. Zonja më ka akuzuar mua dhe partneren për shfrytëzim prostitucioni, të kërkojë falje.
(Balkanweb)