osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fushata e Belind Këlliçit u financua nga mamaja, gruaja dhe vëllai që merrte super rrogë nga Ministria e Infrastrukturës

Fushata e Belind Këlliçit u financua nga mamaja, gruaja dhe vëllai që merrte super rrogë nga Ministria e Infrastrukturës

Një nga misteret që rrethon figurën e Belind Këlliçin, ish kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, që mori humbjen më të thellë me mbi 60 mijë vota diferencë, (përveç falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme dhe masterit), është se më çfarë parash e bëri fushatën elektorale të majit të vitit të kaluar.

Grupi politik që e kandidonte nuk mori asnjë lek nga fondet zgjedhore të majit 2023 pasi merrte pjesë si kandidat personal i Sali Berishës (me logon e Ilir Metës), ndërsa fushata e tij shumë e shtrenjtë, me takime në çdo cep të kryeqytetit, me reklama dhe postera të sponsorizuara kudo në kryeqytet, (përfshi edhe atë të famshmin me gishtin e mesit të ngritur), makina me qira etj, ndërsa vetëm eventi në stadiumin “Air Albania”, ku Belo hyri si triumfator me autobusin e tij të personalizuar, kushtoi jo më pak se 100.000 euro.

Nga dokumente të gjetura nga Report Tv në deklaratën e financimit dhe të shpenzimet në KQZ (Raportimi Financiar i Kandidatëve për Kryetarë të Organeve të Qeverisjes Vendore) Belind Këlliçi raporton vetëm 129 mijë euro të grumbulluara nga dhurues, të gjitha të shpenzuara sipas tij.

Report Tv disponon listën e dhuruesve, dhe nuk janë pak surprizat që ka gjetur.

Surpriza e parë janë emrat që mungojnë: për shembull zbulohet që as Flamur Noka (ndryshe nga deputetë tjerë të PD) as Sali Berisha apo familjarët e tij, nuk e kanë financiar me asnjë qindarkë kandidatin Këlliçi pavarësisht faktit që kanë qenë figura kryesore në fushatë.

Kjo shpjegohet ose pse e kanë bojkotuar (gjë që nuk duket nga servilizmi me të cilin Këlliçi vazhdoi të shërbejë në kauzat e Rithemelimit) ose e kanë financuar me cash, pra me para të pista që nuk mund të deklarohen.

Surpriza tjeter lidhet me familjen e Belind Këlliçit. Partnerja e tij Anna Shkreli ka dhuruar 2 herë para për fushatën e bashkëshortit të saj, një herë 2 milionë lekë të vjetra dhe një herë tjetër 1 milionë. Jo vetëm Anna. Mamaja e Belos, Suzana Këlliçi i ka dhënë mbi 2.5 mln lekë të vjetra, ndërsa vëllai Reshard Këlliçi i cili më herët ka qenë edhe punonjës pranë Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, i ka dhënë plot 8 milionë e 640 mijë lekë të vjetra Belindit për fushatën që e humbi.

Si do t’ia shpërblente Këlliçi ndihmën financiare të familjes së tij në rast se do të ulej në fronin e kryebashkiakut të Tiranës?! Kjo mbetet një pyetje pa përgjigje.

Në listën me 49 dhurime për fushatën e Belind Këlliçit bëjnë përshtypje 4 pagesa në drejtim të televizionit të familjes Berisha, Syri Tv.

Emra të njohur dhe të lidhur ngushtë me PD-në e Sali Berishës si Enno Bozdo, Ervin Minarolli dhe Ilir Stojku nga 4.4 mln lekë të vjetra i kanë paguar Syrit për fushatën e Belind Këlliçit.

Gjithashtu një emër i njohur që ka paguar televizionin e Berishës për Këlliçin është Andia Pustina, e cila ka dhënë plot 5.2 mln lekë të vjetra. Andia Pustina është pronare e Studio Pustina, e besuara e dhëndrit të Sali Berishës Jamarbër Malltezit, të cilën e ka përdorur për dokumentacionin në aferën e privatizimit të klubit partizani.

SPAK ka sekuestruar dokumente në Studion Pustina ku rezulton se Malltezi ka marrë mijëra euro cash ndër vite të gjitha të padeklaruara. SPAK disponon dhe një dokument i sekuestruar në ambientet e studios së kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit vërteton se dhëndrit të Sali Berishës i janë dhënë 547 mijë euro cash.

Andia Pustina ka qenë edhe drejtoreshë e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës kur kjo e fundit drejtohej nga Partia Demokratike.

Me të gjitha këto financime që vetëm këto së bashku shkojnë rreth 18 mijë euro, duket se janë bërë 2 punë në një rrugë, edhe financohet fushata e Belos, por edhe televizioni i familjes.

Ka një emër në dukje i panjohur mes dhuruesve të Belind Këlliçit por një kërkim i thjeshtë në internet zbulon shumë. Bëhet fjalë për Valter Meshi.

Ky ka bërë tre pagesa për Këlliçin, 1.4 mln për qira furgoni, gati 1.5 mln për t’i paguar Belos edhe një darkë iftari elektorale si dhe mbi 820 mijë lekë për qiranë e një Benz Mercedesi.

Valter Meshi, njihet si zjarrvënësi i bunkerit muzeum në qendër të Tiranës, gjatë protestës së opozitës në vitin 2015, ndërkohë që është përmendur edhe se ka kërcënuar përmes emailit një ish ministër.

Në 2017-n dihet se është punësuar si redaktor gjuhësor në Ministrinë e Kulturës, sapo Partia demokratike ishte futur si bashkëqeverisëse para-zgjedhore me Partinë Socialiste.

Pra 3.7 mln lekë dhuratë për Belon nga një njeri që nuk dihet se çfarë pune bën. Ku i gjeti?

Kontribuuesja më e madhe, të paktën e deklaruar e fushatës së Belind Këlliçit rezulton një zonjë e quajtur Eda Grimci e cila ka dhënë plot 8 mln lekë të vjetra. Grimçi është kryetare e Partisë Demokratike dega 9 në Tiranë, ndërsa edhe pse shkruan se me profesion është avokate, nuk duket të ketë punë tjetër përveçse marrjes pjesë në aktivitetet partiake.

Persona të tjerë që kanë dhuruar shumë para janë Armando Beçoku stomatolog, me 5.5 mln lekë të vjetra, dhe Dardana Angjellari, e cila dy herë ka dhënë mbi 4.6 mln lekë të vjetra.

Ndërsa Erson Cokaj dhe Ervin Cokaj, 2 vëllezër kanë dhuruar nga 4 mln lekë të vjetra, pra gjithsej 8 mln. Edhe për këta të katërt janë të paqarta burimet e të ardhurave që të mund të japin për një fushatë të një individi shifra kaq të majme.

Ndërkohë që rreth 820 mijë lekë të vjetra ka dhuruar Olsi Duzha, i cili gjatë fushatës ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit për Komunikimin Publik të Belind Këlliçi.

Pra i punësuar i Këlliçit në vend të merrte një rroga, e ka financuar punëdhënësin. Një tjetër çudi e pashpjegueshme.

KUSH I DHA PARA BELIND KËLLIÇIT, TË GJITHË EMRAT

Belind Kellici 97794 L (Rreth 1 mln lekë të vjetra)

Zhozimar Shazi 205000 L (Rreth 2 mln lekë të vjtera)

Dardana Angjellari 214000 L (2.14 mln lekë të vjetra)

Dardana Angjellari 250000 L (2.5 mln lekë të vjetra)

Anna Shkreli (partnerja) 200000 L (2 mln lekë të vjetra)

Anna Shkreli (partnerja) 100000 L (1 mln lekë të vjetra)

Arlinda Qato 200000 L (2 mln lekë të vjetra)

Armando Becoku 550000 L (5.5 mln lekë të vjetra)

Endrit Memia 100000 L (1 mln lekë të vjetra)

Eda Grimci 800000 L (8 mln lekë të vjetra) Florian Kalemi 500000 L (5 mln lekë të vjetra)

Erson Cokaj 400000 L (4 mln lekë të vjetra)

Ervin Cokaj 400000 L (4 mln lekë të vjetra)

Olsi Kasemi 400000 L (4 mln lekë të vjetra)

Veli Ahmati 500000 L (5 mln lekë të vjetra)

Dritan Mimani 400000 L (4 mln lekë të vjetra)

Dorel Memoci 100000 L (1 mln lekë të vjetra)

Revi Kazani 150000 L (1.5 mln lekë të vjetra)

Eduard Rexha 500000 L (5 mln lekë të vjetra)

Hysni Spahiu 500000 L (5 mln lekë të vjetra)

Miranda Kuka 500000 L (5 mln lekë të vjetra)

Katriel Myrta 500000 L (5 mln lekë të vjetra)

Mateo Topuzi 150000 L (1.5 mln lekë të vjetra)

Gentiana Vangjeli 70000 L (700 mijë lekë të vjetra)

Adelina Cullhaj 50000 L (500 mijë lekë të vjetra)

X N 30000 L (300 mijë lekë të vjetra)

Maltin Grabovaj 50000 L (500 mijë lekë të vjetra)

Bleona Mija 69750 L (Rreth 700 mijë L të vjetra)

Anxhelo Karalliu 150000 L (1.5 mln lekë të vjetra)

Xheraldina Rexhvelaj 50000 L (500 mijë lekë të vjetra)

Xhorxhina Nico 70000 L (700 mijë lekë të vjetra)

Keti Petrela 80000 L (800 mijë lekë të vjetra)

Megi Mulosmani 80000 L (800 mijë lekë të vjetra)

Enno Bozdo 442480 (4.4 mln lekë të vjetra)

Artemisa Myzyri 300000 (3 mln lekë të vjetra)

Shpetim Qordja 150000 L (1.5 mln lekë të vjetra)

Olsi Duzha 81936 L (820 mijë lekë të vjetra)

Ervin Minarolli 442480 L (4.4 mln lekë të vjetra)

Ilir Stojku 442480 L (4.4 mln lekë të vjetra)

Andia Pustina 521462 L (5.2 mln lekë të vjetra)

Valter Meshi 146000 L (1.46 mln lekë të vjetra)

Suzana Kelliçi (Mamaja) 255677 L (2.55 mln lekë të vjetra)

Reshard Kelliçi (Vëllai) 864075 L (8.64 mln lekë të vjetra)

Eden Kollcinaku 479691 (4.8 mln lekë të vjetra)

Valter Meshi 140000 L (1.4 mln lekë të vjetra)

Valter Meshi 82875 (828 mijë lekë të vjetra)

Oleg Gora 81000 L (810 mijë lekë të vjetra)

O G 25200 (252 mijë lekë të vjetra)

O G 36000 (360 mijë lekë të vjetra)

(Shqiptarja.com)