Portugalia triumfon me rezultatin 0-3 ndaj Turqisë dhe siguron raundin tjetër të Kampionatit Europian, Gjermani 2024.
Portugezët i mbyllën dy javët e para të fazës së grupeve me fitore, ndërsa kryesojnë me 6 pikë Grupin F.
Skuadra e trajnerit Martinez diktoi ritmin e sfidës së luajtur në “Signal Iduna Park” në Dortmund, ndërsa ishte Silva ai që zhbllokoi takimin, me golin e realizuar në minutën e 21’.
Vetëm shtatë minuta më pas Akaydin shkaktoi një autogol, ndoshta më të çuditshmin e këtij Europiani, të paktën deri në këto momente, duke dyfishuar avantazhin e kundërshtarëve dhe duke bërë që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 0-2.
Në pjesën e dytë, Portugalia u shfaq sërish kërkuese dhe në minutën e 56’ Ronaldo i dhuroi asist Fernandes-it, me këtë të fundit që realizoi golin e tretë për portugezët.
Me këtë asist Ronaldo arrin një tjetër rekord në karrierën e tij, duke u bërë lojtari që ka dhuruar me shumë asistime në historinë e Europianit, plot 8 të tillë dhe lë pas çekun Poborsky që ka dhuruar 7.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-3 me Turqinë, që duhet të luftojë ende për kualifikimin, teksa Portugalia u bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës, që janë të vetmet që e kanë siguruar në javën e dytë kualifikimin.