Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet nën masën arrest shtëpie, u shpreh se nuk ka vend tjetër në Europë si Shqipëria, ku tre liderët e partive kryesore opozitare, janë në arrest, ose në ndjekje penale.
Berisha i referohet vetes së tij, Fatmir Mediut si kryetar i Partisë Republikane për dosjen Gërdeci dhe Ilir Metës të Partisë së Lirisë, ndonëse ky i fundit herë e ka mohuar herë e ka pohuar, por nuk ia vë re njeri, sepse tani njerëzit e konsiderojnë si pacient i lirë i psikiatrisë.
Berisha, përveç problemeve që ka me drejtësinë, shfaq edhe ai probleme të rënda psiqike, duke harruar çdo gjë… se si ka jetuar, çfarë ka bërë, si është pasuruar ai dhe familja e tij dhe sa kanë vrarë kur ka qenë në pushtet, për t’ia arritur qëllimit.
Duke iu drejtuar Edi Ramës si “famëzi”, ai nuk e kupton se famëziu dhe fat ziu më i keq i këtij vendi është pikërisht ai, sigurisht nuk mbeten prapa as Ilir Meta dhe Fatmir Gërdeci, që kanë vrarë, djegur njerëz për së gjalli dhe sot, pasi e kanë varur vetë shpatën sipër kokës, akuzojnë si xhelat ata që duhet tu presin litarin në emër të detyrës dhe besimit që kanë marrë nga qytetaria shqiptare e etur për drejtësi.
Kjo nuk do të thotë, se edhe Edi Rama nuk ka gjynahe për të larë, por kësaj tresheje batakçinjsh, me duar të lyera me gjak… po u bëhet nder! Drejtësia nëse bëhet, ka për t’i shpëtuar nga çmenduria, edhe nga makthet apo paranojat, por edhe nga mundësia për të çmendur ca të tjerë.
Ndërsa “plaku i penxheres”, që i ka dhënë vetes statusin e të burgosurit politik, kur është një person i akuzuar për vjedhje, do e ketë të vështirë ta kaloj traumën që ka pësuar, edhe sikur të pendohet dhe të kërkoj ndjesë.
Por, një gjë është e vërtetë, ajo që thoshte me dhimbje At Zef Pëllumbi:
“Kurrë s’e kam kuptue se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”… si këta që për turpin e këtij vendi ky popull i ka zgjedhur dhe të drejtojnë për ta shkatërruar, grabitur dhe mjeruar këtë vend./Ekskluzive.al