Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit për të shpalosur hapat e mëtejshme të demokratëve euroatalntikë të PD.
Mësohet se gjatë takimit Basha ka bërë të qartë se me çdo kusht do të jenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne kemi strukturat, identitetin, koherencën dhe vizionin tonë, një program politik ambicioz dhe reformues, në shërbim të Shqiptarëve. Padrejtësia nuk do të ndalojë përpjekjen tonë për ndryshim, në çdo rast do jemi në zgjedhje.
Alternativa jonë, bashkë me një koalicion të gjerë vlerash, do jetë përfaqësuese e shpresave të shqiptarëve për një ndryshim të vërtetë.
Ne do të jemi në dialog të gjerë me shoqërinë dhe grupet e interesit, për të shpalosur me ta programin dhe alternativën që shqiptarët presin.
Zgjidhja për të djathtën nuk është Berisha. Rruga pa krye ku ka futur demokratët për interesa personale, i shërben vetëm Ramës. Nuk do t’i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të tij personal me drejtësinë dhe SHBA. Askush nuk mashtrohet më nga ai, edhe vetë Berisha e di që nuk vjen dot në pushtet. Në zgjdhje shkohet për të ofruar ndryshim, jo për të gjetur ushtarë për halle personale.”- tha Basha.