Disa tifozë serbë e kanë pësuar keq në Gjermani, ku kanë shkuar për të mbështetur ekipin e tyre.
Sipas asaj që raportojnë gazetarët e huaj nga terreni, tifozët serbë e kanë ofenduar të riun me ngjyrë, duke përdorur sharje raciste, madje e kanë pështyrë dhe e kanë nxjerrë nga metroja.
Siç dallohet në video, djali nuk e ka kaluar lehtësisht këtë situatë, duke lëshuar në drejtim të serbëve disa goditje të forta me grushte. Më pas, edhe pse i vetëm, ai u bën shenjë serbëve të përballen me të, por ata tërhiqen.
Ky është vetëm një prej dhjetra episodeve të dhunës nga tifozët serbë në Gjermani.
https://twitter.com/i/status/1804111980648612011