osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga foshnjë në eksodin e viteve ’90 në Ambasadën gjermane, te goli në Euro 2024 me Kombëtaren! Rrugëtimi i Klaus Gjasulës

Nga foshnjë në eksodin e viteve ’90 në Ambasadën gjermane, te goli në Euro 2024 me Kombëtaren! Rrugëtimi i Klaus Gjasulës

Pasdite vere në Hamburg, 19 qershor. Stadiumi i tejmbushur me tifozët e Kombëtares jehonte para, gjatë dhe pas ndeshjes Kroaci 2-2 Shqipëri. Kuqezinjtë për herë të dytë po luajnë në një nivel të tillë dhe Europiani 2024 është më shumë se thjesht futbolli.

Heroi i djeshëm që i dha pikën e parë të këtij eventi tanëve quhet Klaus Gjasula, i cili priti moshën 34-vjeçare dhe pak minuta në fushë për t’u bërë heroi i një kombi.

I futur në fushë në minutën e 72-të, Gjasula u duk se ishte rishtar në tapet dhe e humbi kontrollin kur pas një “ping-pongu” në zonë e dërgoi topin në rrjetën e Shqipërisë, me kroatët që për momentin përmbysën 2-1 ndeshjen.

Thirrjet nacionaliste, UEFA heton Mirlind Dakun, FSHF-në dhe Federatën kroate! Sulmuesi kërkon falje
LEXO EDHE:
Thirrjet nacionaliste, UEFA heton Mirlind Dakun, FSHF-në dhe Federatën kroate! Sulmuesi kërkon falje
Vetëm shtatëlarti mund ta tregojë se çfarë ka ndjerë në ato momente, kur në fushë u fut me avantazhin e Shqipërisë dhe vetëm katër minuta lojë pa një përmbysje nga Kroacia.

Megjithatë 19 qershori ishte dita e tij. Në shtesën e pestë të ndeshjes goli i Klaus Gjasulës i dha barazimin 2-2 tanëve dhe pikën e parë në Grupin B, teksa ai u fut në histori si lojtari i parë që në një Kampionat Europian hyn nga stoli dhe shënon autogol dhe gol.

Diçka e tillë i ndodhi në Hamburg, stadiumin ku ka luajtur për një sezon me ekipin e këtij qyteti që i ndikuar nga një dëmtim nuk mundi të tregonte më të mirën në fushë.

Por Gjasula ka një të shkuar interesante, kur vetëm pas gjashtë muajve jetë, në vitin e largët 1990 i duhej të përballej me largimin e familjes së tij në Gjermani, në kohën e eksodit në Shqipërinë post-komuniste.

Në foto duket Gjasula i vogël që në 2 korrikun e 1990 ishte një nga personat që hynë në Ambasadën e Gjermansië në Tiranë, fill pas revoltave. Prindërit nuk mund të linin dy vëllezërit Jurgen dhe Klaus pa i marrë me vete, teksa ajo kohë shënjoi edhe karakterin luftarak të mesfushorit të Kombëtares.

Pas mbërritjes në Gjermani dhe edukimit në këtë vend, dyshja u përkushtua me sportin dhe konkretisht futbollin, duke luajtur në Bundesligë. Më herët se Klausi, edhe Jurgeni ka qenë pjesë e kuqezinjve, teksa historia e tyre është frymëzuese.

Klaus Gjasula foshnje në Ambasadën gjermane