Më 9 maj 2024 Baton Haxhiu i kujdesur që të mos binte në sy dhe me një kapelle hyri në SPAK. Një oficer i BKH-së e priti në hyrje dhe e shoqëroi për në ambientet e brendshme
Pas afro 2 orë z.Haxhiu doli dhe i pyetur nga Media tha se kishte qenë aty të intervistonte një prej heteusve për një lëndë për të cilën u shpreh se nuk kishte të drejtë të fliste.
Festohet në Tiranë ditëlindja e mbretit Charles, ambasadori britanik: Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin! Nga Meta te Dumani, figurat e rëndësishme që morën pjesë
LEXO EDHE:
Festohet në Tiranë ditëlindja e mbretit Charles, ambasadori britanik: Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin! Nga Meta te Dumani, figurat e rëndësishme që morën pjesë
Gati një muaj e gjysmë më pas, Haxhiu nxjerr veten zbuluar dhe pranon për televizionin e Berishës se ishte thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje për dosjen e SPAK për hetimin pasuror të ciftit Meta – Kryemadhi.
Pjesë nga debati në studio
Je pyetur për Ilir Metën në SPAK?
Baton Haxhiu: Po Dy pyetje më kanë bërë kaq
Meta: Mos na i trego se unë i tregova
Baton Haxhiu: Nuk ka asgjë serioze. Unë kur kam shkuar në SPAK nuk jam marrë në pyetje për lëndën, vetëm si person në dijeni. Ke dijeni për këtë? Po! Ke dijeni për këtë! Kaq.
Meta: SPAK dëshiron të bëjë hartime.
Baton Haxhiu: Ishte procedure, kur të përmendet emri po u dashke me të ftu! Kaq!