Kjo e enjte e Euro 2024 u mbyll me fitoren 1-0 të Spanjës kundër Italisë. Në Grupin B të Euro 2024 iberikët “morën hak” për eliminimin e tre viteve më parë në gjysmëfinalet e Euro 2020 (që u zhvilluan në 2021 prej pandemisë). Me fitoren e dytë në po kaq ndeshje në këtë Evropian, Spanja është skuadra e dytë që kalon në 1/8 duke iu bashkuar Gjermanisë.
Dueli në “Veltins Arena” nisi me Spanjën më kërkuese dhe bindëse, teksa vendosi autogoli i Calafiorit në minutën e 55-të që iberëkt të mposhtin kampionët në fuqi.
Me këtë tri pikësh Spanja kalon më tej duke pasur gjashtë pikë, teksa ndeshjen e fundit në grup e luan të hënën në 21:00 kundër Shqipërisë në Dusseldorf. Kuqezinjtë shpresojnë që të gjejnë një Spanjë më të relaksuar dhe me shpresën se do mund t’i marrin pikë për të shpresuar kalimin më tej.
Pas Spanjës që kryeson me gjashtë pikë, vendin e dytë në grup e mban Italia me tre të tilla, ndjekur nga Shqipëria dhe Kroacia me një pikë. Të treja skuadrat janë në garë për të kaluar më tej. Shqipëri – Spanjë dhe Kroaci – Itali do jenë si dy finale.