Belind Këlliçi duket se ia ka bërë fora dje në Hamburg, kur ka ndjekur në stadium ndeshjen e Kombëtares me Kroacinë.
Më dy gishtat lart, ai është shfaqur i frymëzuar dhe me energji të reja për të vijuar avazin e djegies së gomave dhe hedhjes së bombave molotovë para Bashkisë së Tiranës ditën e nesërme.
Por, teksa militantëve që sjellin nga Fushë Kruja e Thumana për të protestuar, u flasin për varfëri, vetë kthehen nga Gjermania për të djegur gomat në Tiranë.
Ajo që nuk dihet është me çfarë shpenzimesh ka shkuar në Gjermani Këlliçi, duke qenë se pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit me 60 mijë vota diferencë, ai nuk është më as deputet dhe as i angazhuar në ndonjë punë konkrete, që mund t’i sjellë të ardhura.
Kujtojmë se gjatë fushatës, në një intervistë për Çim Pekën, Këlliçi ka deklaruar se nuk i dilte rroga e deputetit prej 2 milion lekësh në muaj dhe se ndihmohej edhe nga i vëllai i tij.